E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pukë, Rama: PS do t’i japë fund papunësisë

Kreu i PS Rama ka qëndruar në Pukë ku ka takuar rrjetin e vullnetarëve të PS në këtë qytet. Gjatë bisedës me ta Rama preku çështjen e liberalizimit të vizave duke nënvizuar se të rinjtë shqiptarë kanë më pak liri se të rinjtë koreano-veriorë. 

PUKE- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ndalesën e radhës me vullnetarët e ka zhvilluar në qytetin e Pukës ku iu rezervua një pritje e ngrohtë dhe entuziaste. Lideri i opozitës falënderoi pjesëmarrësit që sipas tij kishin ardhur për të hapur një kapitull të ri të politikës së qytetarëve me qytetarët për qytetarët. Rama theksoi se domosdoshmëria për ndryshim që ai gjen në Pukë e kudo do të bëjë të mundur ndryshimin për shqiptarët.
Gjatë takimit Rama preku edhe çështjen e liberalizimit të vizave, duke nënvizuar se sot të rinjtë shqiptarë kanë më pak liri se dhe të rinjtë koreano-veriorë.
Sipas Ramës me fitoren e zgjedhjeve të qershorit do të mundet përfundimisht kapitulli i papunësisë, duke mos lejuar që të rinjtë të mbeten rrugëve pas mbarimit të Universitetit.
Kryetari socialist theksoi se arsimimi është politika më e mirë ekonomike dhe se Partia Socialiste e konsideron atë dhe punësimin si parësi kryesore të programit të saj. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›