Der Albanien - Nje foto e pak

Arti kushton ca por eshte nje mision i mundur. Arti mund te fundoset sic ka ndodhur deri me sot qe flasim prandaj eshte ky kercenim i perceptimit qe bota ka per ne. Per sa kohe politika nuk investon per artin dhe kulturen bota do na talle e do na perqeshe. Tashme e ka bere
Ne komentin e nje prej gazetareve tane te njohur thuhej se ne filmin Der Albanien te nje regjisori gjerman Johannes Naber figura e shqiptarit eshte e denigruar e percmuar dhe e pare simbas nje klisheje qe eshte krijuar ne Perendim per emigrantin. Pak a shume keshtu.
Me kete rast kujtoj shprehjen qe nje foto eshte e barabarte me mijera fjale. Qe do te thote qe 24 foto per nje sekonde qe ka filmi baraz me 24 mije fjale dhe nje numer fjalesh i pallogaritshem per 2 ore film qe shohim ne ekran e barabarte kjo me te gjitha emisionet dhe fushatat elektorale te mbledhura bashke ne 20 vjet. Te gjitha keto krahasuar me llafet e gjithe botes per ti mbushur mendjen dynjase nuk dalin qeverite me gjithe deklaratat e tyre per ti mbushur mendjen Europes e aq me teper Amerikes qe ne jemi nje komb qe ia vlejme te jemi dhe qe jemi nje komb dhe kemi ato vlera qe kemi.
Ketu nuk dua te them qe politika nuk ka kurrfare roli ne jeten e nje vendi e sidomos te nje vendi si Shqiperia qe ka njemije halle por qe e shkreta spo ngre dot krye nga kjo politike e cila duam apo sduam eshte bere makthi i te gjithe neve neve qe jemi te papune sepse kemi pikepamje te ndryshme me drejtuesit tane qe duan temenara apo nuk e di se cdreqin duan... neve qe i hipim urbanit per te levizur nga A-ja te B-ja neve qe jemi te mberthyer nga sindroma e mitingjeve neve qe njohim me mire nje politikan qofte ky edhe i fundit i deputeteve sesa robin e shtepise sone neve qe politiken e kemi si buken e perditshme neve qe nuk jetojme ne kullen e fildishte te politikes. Dhe kulla e fildishte nuk eshte nje term qe i perket politikes. Perkundrazi.
Te dalesh ne rruget e Tiranes apo te cdo qyteti ne Shqiperi e te pyesesh kush eshte Kryeministri i ketij vendi te gjithe e dine pergjigjen. Sigurisht qe e dine. E pastaj te pyesesh emrin e nje regjisori apo nje aktori te njohur e lere pastaj te nje piktori apo nje balerini te gjithe do te mendoheshin ca caste e me siguri do te pergjigjen me ca kohe vonese. E kjo jo per fajin e tyre. Kjo eshte buka e perditshme qe ata hane. Nuk eshte faji tyre. Ky eshte ushqimi qe iu jepet ne cdo tast telekomande qe shtypin. Kjo eshte pija per cdo imazh qe shohin ne cdo cep te rrugeve qe ecin. Kjo eshte droga qe na jepet qe femije e nuk e marrim dot veten kurre. Ky eshte haraci qe na duhet te paguajme per nuk e di se cfare.
Politika dhe protagonizmi saj eshte heroina me e paster dhe me fantastike qe mund ti injektohet nje populli per ta mpire dhe per ta mbajtur nen zgjedhe. Po po zgjedhe. Enver Hoxha e kuptoi shume mire rendesine dhe forcen e artit dhe ngriti shtepi kulture ne cdo fshat te ketij vendi sigurisht e shfrytezoi per propagande por cfare mund te bente ai nese ne Teatrin Kombetar shfaqej Hamleti apo Jul ezari Veprat e Molierit apo te Shilerit Ibsenit apo te ehovit Nese ne Opera degjohej Verdi apo ajkovskij
Me sa duket politikaneve tane te sotem nuk u pelqeka fare te ushqejne shpirtrat e popullit te vet. Iu pelqen ti mbajne nen fre ti shfrytezojne sa here iu nevojiten. E pse jo edhe per mitingje.
Sepse ka te ngjare qe po te ndricohen mendjet e ketij mileti te mos marrin asnje vote. Po fare asnje zero hic. Po te kishte art politika do te ishte inekzistente. Dhe jam i bindur per kete. Kaq e thjeshte eshte. Besoj. E cuditshme
Por arti eshte nje arme krejt e panjohur per politiken shqiptare. shte nje rruge e panjohur per te. Politikanet mund te pasurohen e te shendoshen sa te duan po do te mbeten gjithmone te vdekshem.
Anonime te panjohur Iksa Ypsilona pikepyetje hica. Dhe e gjitha kjo sepse askujt nuk i mbeten ne mend per nje rruge qe kane bere per nje peme qe kane mbjelle per nje fasade qe kane lyer per nje shirit qe kane prere.
Rritja sa te duash mireqenien popullit po nuk ia ndricove mendjen do krijosh nje shoqeri idiotesh qe vijne prapa neper mitingje e do te flasesh gjithmone ne emer te tyre e si rrjedhim ne emrin e ca idioteve do jesh kryeidioti qe prin nje tufe idiotesh. Ku po shkon
Kush ka qene kryeminister i Anglise ne kohen kur Charlie Chaplin filloi karrieren e tij Apo president i Amerikes kur Marlon Brando mori Oskarin e pare Kush ka qene kryeminister i Italise ne Kohen e Rosellinit Fellinit De Sicas. Kush ka qene kryeminister i Frances ne kohen e Alain Delonit Jean Marias Jean Paul Belmondos.
E kujt i hyne ne pune
Por politika ne Shqiperi ka bere cmos te marre ne dore cdo vegel te bllokoje artin ta bejne inekzistent vetem e vetem qe politikani yne te jete protagonisti zeri i pare koncertmaestroja balerini i pare heroi artisti vete. Dhe kjo mjafton te shohesh parlamentin tone. Nje spektakel Aty behet art... i neveritshem.
Por ky eshte vetem iluzion dhe eshte per te ardhur keq.
Kjo qe po shkruaj jam i sigurt qe bie ne vesh te shurdher e nuk ndryshon gje pasi jane vetem nje mije fjale te shkruara domethene vetem nje foto e pak apo nje frame sic quhet ne gjuhen e filmit. Ndryshe do ishte puna po te behej nje film apo nje shfaqje teatri nje balet nje opera apo nje voidvill.
Arti kushton ca por eshte nje mision i mundur. Arti mund te fundoset sic ka ndodhur deri me sot qe flasim prandaj eshte ky kercenim dhe kjo plagosje e thelle nga perceptimi qe bota ka per ne. Nuk ia ndryshojme dot mendjen botes me emisione seanca parlamentare fjalime mitingje nderprerje programesh dhe kjo eshte e neveritshme per te degjuar kryeministrin edicione te jashtezakonshme ose jo lajmesh dhe analiste qe kuptojne gjithcka dhe flasin per gjithcka a thua se jane thare gjithe trute e ketij vendi.
Edhe ndoshta. Thone se te gjitha keto duhen se kane te bejne me informacionin.
Per sa kohe do te mungoje emocioni ne jeten e ketij vendi keq e kemi punen.
Per sa kohe do te kemi nje politike qe nuk investon per artin dhe kulturen bota do na talle e do na perqeshe. Tashme e ka bere.