E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dështon akordi, greva në Itali bëhet më reale

ITALI- Pas Spanjës, edhe futbolli italian rrezikon të paralizohet nga greva e futbollistëve, që kërkojnë një kontratë të kolektive. Në takimin e zhvilluar ditën e mërkurë, drejtuesit e Ligës kanë zgjedhur vijën e ashpër, duke hedhur poshtë kontratën, ç’ka duket se do të çojë në mënyrë të pashmangshme drejt grevës.

Thembra e Akilit është rregulli i vendosur nga presidentët e klubeve, që në rast se një futbollist nuk është më i dëshiruar, të mos stërvitet me këtë klub ose të pranojë transferimin. Vështirë se Shoqata e Futbollistëve Italianë do t’i pranojë këto kushte, ndërkohë që afati i vënë prej saj duket drejt skadimit.

Të enjten paradite do të zhvillohet takimi vendimtar mes përfaqësuesve të Shoqatës dhe atyre të Ligës. Presidenti i Ligës Mauricio Bereta ka deklaruar se institucioni i tij nuk do tolerojë asgjë. “Shpresoj që të jemi më bashkëpunues, gjithsesi them se jemi duke ecur përpara. Pozicioni ynë është i qartë”, deklaroi ai. Seria A italiane është parashikuar të nisë këtë të shtunë.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›