E Diel, 1 Nëntor 2026

Hetimet mbi publicitetin e ilaceve, Google paguan 500 milion dollarë

Google inc. ka rënë dakord të paguaj një gjobë prej 500 milion dollarë për të mbyllur hetimin e qeverisë së SHBA mbi disa publicitete për shitjen ilegale të ilaçeve nga Kanadaja në Amerikë.

Marrveshja nënkupton se gjiganti internetit nuk do të përballet me akuza për përfitim nga reklama të paligjshme, për promovimin e importit të ilaceve kanadeze në territorin e SHBA. Shuma prej 500 milion dollarë paraqet përfitim e Google nga shfaqja e këtyre reklamave.

Oficerët federal shtuan se Google e dinte që prej vitit 2003 se sistemi po lejonte farmacitë kanadeze të kryenin shitje ilegale. Transporti i ilaceve pa recetë në territor amerikanë nga jashtë, përbën një shkelje të ligjeve federale.

Hetimi nxjerrë në dukje dobësinë e sistemit të automatizuar të kompanisë i njohur si AdWords, i cili është pre e lehtë e makinacioneve të individëve në kërkim të përfitimeve të jashtëligjshme. AdWord është një nga makinat e parave të Google, i cili ka gjeneruar më tepër se 30 miliard dollarë përfitime këtë vit.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›