Masakra e Srebrenicës, serbit i refuzohet azili në Austri
Autoritetet austriake kanë refuzuar kërkesën për azil të bërë nga një shtetas serb që shpërndau në media kasetën me pamje nga masakra e Srebrenicës.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat ballkanase, sipas të cilave Jovan Mirillo ka deklaruar se ai dhe familja e tij nuk kanë asnjë shans për të mbijetuar nëse kthehen në Serbi.
Madje, Mirillo u ka thënë autoriteteve austriake se vëllai i pronarit të kasetës u vra menjëherë sapo u kthye në Serbi pasi ishte dëbuar nga Holanda.
Kaseta përmbante pamje që tregonin se si ushtarët serbë po masakronin gjashtë boshnjakë myslimanë të Srebrenicës.