Angli, tre deputetë dhe një Lord shpallen fajtorë
Prokuroria britanike njoftoi sot se tre deputetë dhe një Lord u shpallën fajtorë në kuadër të një sërë skandalesh në lidhje me shpenzimet e tepërta në Parlament.
"Në këto katër raste, ne kemi arritur në përfundimin se ekzistojnë prova të mjaftueshme për ndjekjet penale dhe që është në interes të publikut fajësimi i personave përkatës'', deklaroi prokurori i përgjithshëm Keir Starmer.
Tre deputetët janë anëtarë të partisë Laburiste në pushtet ndërsa Lordi Hanningfield është konservator.
Deputeti Elliot Morley është shpallur fajtor për rimbursimin e 18 000 euro për një kredi hipotekare që ai tashmë e kishte mbyllur.
Kolegu i tij David Chaytor është akuzuar gjithashtu për rimbursimin e 15 000 eurove për marrjen me qera të një apartamenti londinez, ndërkohë që ai ishte pronari.
Deputeti i tretë, Jim Devine ka përdorur fatura të falsifikuara për të kërkuar rimbursimin e disa mijërave funteve në pastrimin dhe blerjen e një fabrike letre.
Lordi Hanningfield, u shpall fajtor pasi kishte kërkuar rimbursime për shpenzime që nuk i takonin, theksoi Starmer.