"Masakra e Tivarit dhe përgjegjësia e kombit shqiptarë" nga Uran Butka
Rreth 1 mijë rekrutë shqiptarë të Kosovës janë vrarë brenda territorit të Shqipërisë, në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, në masakrën e Tivarit, ku humbën jetën 3 474 persona. Studiuesi Uran Butka në librin e tim më të fundit "Masakra e Tivarit dhe përgjegjësia e shtetit shqiptar" bën bashkëfajtorë shtetin shqiptar të kohës.
Studiuesi Uran Butka, për të shkruar këtë libër është mbështetur në dokumentacionet e shumë arkivave si të ish Jugosllavisë, Maqedonisë, arkivën e shtetit dhe arkivën e ushtrisë, si dhe në dëshminë e 50 të mbijtetuarve. Sipas Butkës është detyrë e shtetit shqiptarë që të zbardhë të gjithë të vërtetën e ndodhur, me shqiptarët e Kosovës.
Një komb, sipas profesor Butkës, nuk mund të jetë plotësisht i lirë nëse nuk e njeh historinë e tij dhe duhet të distancohet nga çdo lloj krimi.