Lushnjë, qëllon me sëpatë bashkëfshatarin, arrestohet 26-vjeçari

Duket se në Shqipëri sfunksionon gjuha por krimi. Vetëm pak minuta më parë një ngjarje e rëndë është shënuar në Lushnjë. Mësohet se në fshatin Kryekuq, shtetasi Dashnor Tragjani, 26 vjec, ka tentuar të vrasë me sëpatë bashkëfshatarin e tij Gazmir Kaçabuni,por nuk e ka çuar deri në fund misionin e tij pasi është arrestuar nga uniformat blu. Ndërkohë menjëherë i plagosuri është dërguar në spital,nga ku mësohet se situata e tij paraqitet mjaft e rëndë si pasojë e plagëve të marra në kokë e trup. Policia bën me dije se ngjarja e shëmtuar ka ardhur për motive të dobëta, ndërsa thekson se i arrestuari do të përballet me akuzën” tentativë për vrasje”.