E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Rama: Berisha po fsheh krizën, sic fsheh kutitë

TIRANE- Kryetari i partisë Socialiste akuzon kryeministrin Berisha dhe qeverinë e tij se po keqmenaxhon financat dhe po fsheh krizën ekonomike në të cilën ndodhet vendi.

Në takimin e përjavshëm me gazetarët, Edi Rama theksoi se keqqeverisja ka burimin te grabitja e votave të zgjedhjeve të 28 qershorit.

“Kriza ekonomike po thellohet. Berisha po fsheh të dhënat sic ka fshehur dhe po fsheh kutitë rrënqethëse të 28 qershorit. Ajo që po del në dritë të diellit nga hapja e kutive të Ruzhdijes është simetrike me atë që do të dalë nga kutia e ekonomisë shqiptare”.

Rama tha se shqiptarët po paguajnë keqqeverisjen drejtëpërdjetë në faturën e energjisë, të ujit dhe në faturën e jetesës së tyre.
"Faturat e energjise jane shëmbelltyre e keqëverisjes së vendit. Është e papranueshme që pas denoncimit në media dhe alarmit të PS-së, qeveria nuk ka reaguar por është munduar ta trajtojë atë si cështje të karakterit teknik."

“Në kushtet e mungesës së plotë të transparencës dhe në rrugët e gabuara vendi do kolapsojë dhe nuk do të jetë në gjendje të vetëfrenohet përpara një krize që e ka përfshirë.”- deklaroi Rama duke nënvizuar se “Nuk ka gjasa që të frenohet kriza duke e kuruar në mënyrën si operon pushteti sot. Nuk ka gjasa të shërohet sëmundja duke fshehur diagnozën dhe duke përdorur ilaçet e gabuara “
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›