Masakra mjedisore, lind Korpusi i Vullnetareve

Duke e konsideruar shkaterrimin e pyjeve, lumenjve, tokes bujqesore dhe ndotjen e bregdetit jo me nje krim mjedisor, por nje krim ndaj pasurise kombetare, me nismen e Forumit te Mendimit te Lire, nisi nje fushate e gjere sensibilizimi dhe denoncimi ndaj ketij shkaterrimi.
“Si eshte e mundur, perse ne sillemi me token tone si kolonizatore. Sikur te ishim banore te perkohshem duke grabitur c’te mundim sepse se shpejti do te shkojme ne Izraelin tone”, eshte shprehur kryetari i FML, Mentor Kikia.
Levizja do te perqendrohet ne tri pika. Sensibilizimi masiv, duke shfaqur imazhe filmike ne mjedise publike ne cdo qytet, duke bashkepunuar me pushtetin vendor e qendror per te vene ne levizje strukturat e shtetit dhe faktorin politik.
Denoncimi prane organeve te drejtesise i personave pergjegjes per moszbatimin e ligjit qe mbron keto pasuri. Pjese e kesaj fushate eshte edhe nxitja e vullnetarizmit per pastrimin e zonave te ndotura, levizje te ciles iu bashkuan menjehere dhjetra studente e intelektuale.
“Kush eshte gati te bashkohet me ne qe te shkojme ne menyre vullnetare te mbledhim mbeturinat ne nje zone plazhi? Une kam kenaqesine te shpall sot formimin e Korpusit Shqiptar te Vullnetareve. Ja pra qe nuk jemi vetem”, ka deklaruar Kikia.
Korpusi Shqiptar i Vullentareve, e para levizje vullnetare masive ne Shqiperi, do te punoje per ndergjegjesimin e njerezve dhe rritjen e nivelit te edukates qytetare.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code