E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: PD, partia qe themeloi pluralizmin

Kryeministri Sali Berisha, ka kremtuar ne nje ceremoni ne Pallatin e Kongreseve 18 vjetorin e krijimit te Partise Demokratike, i se ciles eshte kryetar.

Gjate fjales se tij Berisha ka deklaruar se sot Shqiperia eshte nje vend ku respektohen te drejtat e njeriut, fale pluralizmit politik qe sipas tij eshte thelbi i demokracise.

“Sot kemi nje Shqiperi ku respektohen te drejtat dhe lirite e njeriut. Ne sot kremtojme jo vetem themelimin e nje partie, por themelimin e pluralizmit politik. Pa pluralizem politik nuk mund te kete demokraci. Pluralizmi eshte thelbi i shoqerise se lire”, ka pohuar Berisha.

Me tej kryeministri ka theksuar se partia e drejtuar prej tij ishte ajo qe 18 vjet me pare rrezoi regjimin komunist, nderkohe qe sot ishte ajo qe realizoi anetaresimin e Shqiperise ne NATO.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›