Gjirokastër, shembja e pallatit, prokurorët inspektojnë zonën
GJIROKASTER- Rreth një muaj pas tragjedisë se 9 nëntorit, ku si pasoje e shembjes se pallatit pesëkatësh ne lagjen “11 janari” humben jetën tre persona dhe u plagosen disa te tjerë, oficeret e Prokurorisë se Gjirokastrës kanë inspektuar gjate mesditën e se premtes vendin ku ndodhi shembja e pjesshme e pallatit.
Qëllimi i prokurorëve ka qenë rindertimi edhe njëherë i skemës së ngjarjes. Sipas prokurorëve ky inspektim i kryer nga oficeret e institucionit te akuzës ka ardhur si domosdoshmëri per te vërtetuar shkencërisht shkaqet reale qe sollën rrëshqitjen e dheut dhe me pas shembjen e pallatit.
Inspektimi i kësaj të premteje është përqendruar tek zanafilla e vendit te ngjarjes, rreth tridhjete metra poshtë pallatit te shembur, ne krahun e djathte te godinës pesëkatëshe ndërsa jane marre ne cilesine e proves kampione nga kollonat qe nisen te vendosen nga firma zbatuese “Arti” sh.p.k.
Sipas burimeve nga prokuroria e Gjirokastrës shkak për tragjedinë e 9 nëntorit eshte vendosja e gabuar e disa kollanave, si dhe germimi i tepruar në hapjen e themeleve. Hetimet përcaktojnë se pallati 5-katesh i ngritur ne nje kodër, u shemb per shkak te punimeve per ndërtimin e nje godine te re prane tij. Deri tani per kete ngjarje jane arrestuar dhjete persona, dy nga te cilët do te gjykohen ne gjendje te lire.
(O.Zh/ BalkanWeb)