E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakra në Durrës, arrestohet një i dyshuar

Ndalohet nga policia në qytetin e Vlorës, personi i dyshuar si autori i vrasjes së tre personave në një lokal në qytetine Durrësit tri ditë më parë.
Burime zyrtare të policisë së shtetit, thanë se forcat e policisë së Durrësit zhvilluan gjatë natës një aksion në Vlorë dhe kanë vënë nën pranga një person të dyshuar për vrasjen e trefishtë të para dy ditëve.
Shtetasi i ndaluar eshte Edison çela, 30 vjeç, banues në qytetin e Vlorës. Ai ra në pranga mesnatën e djeshme pasi uniformat blu të Durrësit që po hetojnë vrasjen në lokal, kanë kryer një operacion blic në qytetin e Vlorës duke arrestuar të dyshuarin.
Identifikimi i tij si autor në vrasjen e trefishtë të ndodhur në Durrës me pasojë vdekjene e shtetasve Luan Curri, Ani Curri dhe Edmond Shemsi, është bërë nga dëshmitarët dhe gjurmët e lëna në motorrin me të cilin i dyshuari u largua nga vendi i ngjarjes.
Pas ndalimit në Vlorë, i dyshuari është dërguar në policinë e Durrësit për tiu nënshtruar hetimeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›