Biznesi i madh: “Rama kërkon të na çojë drejt falimentimit”

Mazhoranca: Biznesi prioritet i Qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës - i qëndrojmë politikës së taksave të ulëta
Tiranë- Drejtues të pushtetit vendor dhe qendrorë kanë vijuar bashkëbisedimin me bizneset e Tiranës. Si prioritet i Qeverisë qendrore dhe vendore, biznesi do të vijojë të trajtohet me prioritet, duke krijuar klimën me miqësore për të dhe lehtësira sa më të mëdha fiskale.
Zv/Ministri i Brendshëm z. Ferdinand Poni, njëkohësisht kryetar i grupit të këshilltarëve të djathtë në Bashkinë e Tiranës, si dhe znj. Eneida Guria antare e Këshillit Bashkiak, janë takuar me përfaqësues të biznesit të madh dhe të vogël tek tregu “Muça”, në njësinë numër 4 në Kryeqytet.
Drejtuesit e biznesit të vogël dhe të madh e kanë quajtur thjeshtë dhe vetëm elektoral premtimin e radhës të zotit Rama, për zerimin e taksave të biznesit të vogël, duke e etiketuar z. Rama, si personin që i katërfishoj dhe pesëfishojë taksat për disa vite me radhë.
Tregtarë (Biznes i vogël ): “Në lidhje me heqjen e taksave zero, mendoj se është një absurditet i Ramës. Kjo është më tepër për fushatë elektorale, se sa për ta bërë në realitet këtë që thotë z. Rama. Ai ishte për disa vjet me radhë dhe nuk na dëshmoj për heqje të taksave, por përkundrazi na dëshmoj për katërfishim apo pesëfishim të tyre.”
Tregtarë (Biznes i vogël ): “Mua më duken deklarata absolutisht të papërgjegjshme të z. Rama që thotë që do zërojë taksat. Ma heqë taksën mua si biznes i vogël dhe do ja rrisë taksën biznesit të madh. Por çfarë vjen pas kësaj, biznesi i madh do të rrisë çmimet, që do të jetë në kurriz të qytetarëve. Po ashtu bizneset e mëdha do të fillojnë të aplikojnë edhe falimentimin e tyre, si biznes i madh për të kaluar në biznes të vogël, që të përfitojnë si ky i fundit, e kështu me radhë pasojë pas pasoje.”
Tregtarë: (Biznes i madh): “Unë si biznes i madh nuk jam dakord me deklarata që kam dëgjuar lartë e poshtë të z. Rama. Në lidhje me heqjen e taksave të biznesit të vogël, ndërsa për ne si biznes i madh të rrisë taksat. Pse duhet kjo padrejtësi?! Ne duhet të jemi të gjithë të barabartë përpara ligjit dhe jo të diskriminuar siç thotë z. Rama.”
Zoti Poni u shpreh se, që kur ka ardhur Qeveria Berisha në pushtet, ne kemi qenë pranë biznesit me shkurtimin e taksave, thjeshtëzimin e shërbimeve, si dhe në heqjen e pengesave administrative. Si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Kryetarit Basha, të mazhorancës në Këshillin Bashkiak, ne po vazhdojmë takimet biznes me biznes, për të ndjekur nga afër hallet, shqetësimet, problematikat kudo, ku qytetarët kanë biznesin e tyre. “Nga bizneset që takojmë vihet re një optimizëm në lidhje me rritje të aktivitetit për këtë muaj. E presin mirë edhe vëmendjen maksimale të Bashkisë së Tiranës për të qenë me ta, qoftë dhe mesazhin për të mos abuzuar me çmimet, por veçanërisht janë shumë të qarta këto dy mesazhe; që njerëzit në tregti duhet të jenë në pozita të barabarta dhe platforma, programi apo realitet i Qeverisë Berisha dhe mazhorancës, për t’i vendosur njerëzit në mënyrë të ndershme dhe pozita të barabarta, është zgjidhja e vetme dhe më e mira. Ne jemi gjithashtu shumë të vëmendshëm që të shikojmë kushtet se si të përmirësohen, si pjesa e publikes më afër qytetarëve”.
Ndërsa znj. Eneida Guria shtoi se, në lidhje me diferencën e uljes së nivelit të taksave lokale e dëshmojnë vetë bizneset që janë subjektet të kësaj takse. “Jemi koshientë të gjithë, për faktin që dëshmojnë bizneset, që të tërë duan që të jenë në kushte të barabarta, që nuk është i ndarë biznesi i vogël nga i madhi, por në të njëjtin kohë dëshirojnë të vazhdojë bashkëbisedimi me bizneset, për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve ndaj tyre dhe pse jo për të marrë edhe opinionin e tyre mbi përmirësimin e këtyre shërbimeve. Ashtu siç është thënë do të vazhdojmë t’i qëndrojmë politikës së taksave të ulëta, por pa taksuar dikë në kurriz të një tjetri dhe për këtë më mirë se sa bizneset nuk mund të flasë njeri tjetër”- u shpreh ajo.
...