Dy te vdekur nga protestat ne Algjeri
Algjeri 9 janar NOA - Nga protestat e fundit ne Algjeri kunder rritjes drastike te cmimeve te ushqimeve dhe kunder papunesise se larte kane humbur jeten dy njerez.Pervec kesaj prej trazirave qe kane nisur prej dites se merkure jane plagosur rreth 400 njerez beri te ditur ministri i Brendshem Dahou Ould Kablia.
Gazeta El Chabar njofton se nje 18 vjecar eshte qelluar nga policia ne Ain Lahdjel ne provincen MSila ne kohen kur nje mase njerezish iu drejtuan ne menyre te dhunshme nje poste ndersa nje demonstrues tjeter humbi jeten ne Bou Smail ne afersi te kryeqytetit Algjer nga plaget e tij.
Protestat ne Algjeri po zgjasin prej me shume se nje jave. Kete te shtune kabineti do te konsultohet lidhur me mundesite per uljen e cmimeve. Prej fillimit te muajit jane rritur deri ne 30 per qind cmimet e ushqimeve baze.
a.k/NOA/DV