Masakra në Vlorë, ndalohen edhe 2 persona
Policia e Vlorës ka ndaluar edhe dy persona të tjerë për masakrën e së djelës në plazh, të akuzuar për moskallëzim të krimit.
Burime nga policia bëjnë me dije se të ndaluarit kanë qënë në dijeni të autorësisë së krimit dhe nuk kanë bashkëpunuar me policinë.
Një ditë më parë policia e Vlorës ndaloi 18-vjeçarin Leo Osmani, si autori kryesor i masakrës që i mori jetën tre personave të pafajshëm në një plazh privat në zonën e quajtur Kalaja.
Sipas policisë 18-vjeçari i arrestuar ishte person me precedent penal dhe se vrasja ka ndodhur për motive të dobëta. Osmani ka pasur konflikt me disa të rinj nga qyteti i Fierit.
Sipas policisë personat e vrarë, Sokol Isufaj dhe Serdi Bajlozi, nuk kishin njohje me njëri-tjetrin dhe janë prekur aksidentalisht nga plumbat që kanë bërë rikoshet.