E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu e Ndoka kerkojne nga Basha aksion te forte politik kunder te majtes

Lulzim Bashën tani e ka homolog. Kryerepublikani Fatmri Mediu ia ka uruar fitoren dhe flet për përgjegjësinë dhe fokusin që kreu i ri i PD-së duhet të tregojë në riorganizimin e të djathtës dhe rikthimin e vëmendjes së saj tek grupet që historikisht e kanë mbështëtur pronarët, të përndjekurit apo biznesi. Për kreun e Demokristinave Nard Ndokën Basha ngjall shpresë për kthimin e shpejtë të së djathtës në pushtet.

Mangësi, por jo e parikuperueshme konsiderohet prej tyre mosprania e kreut të demokratëve në Parlament.

Dhe cili duhet të jetë roli i Sali Berishës. Mediu dhe Ndoka e shohin aktiv në të mirë të se djathtës dhe të dy besojnë se Bashës do t’i krijohet hapësira për të treguar veten.

I shohin pozitivisht edhe reagimet e brendshme në PD pas zgjedhjes së kryetarit të ri.

Aleatët e Partisë Demokratike kësaj herë më të shumtë në parlament besojnë në një ringritje të shpejtë të së djathtës. Mazhorancën e shohin të dobët, pavarësisht numrit të madh të mandateve parlamentare

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›