E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarandë, gjendet i vdekur në banesë i moshuari, dyshohet për vrasje

Një i moshuar është gjetur i vdekur në banesën e tij në Sarandë ndërsa dyshohet se ai mund të jetë vrarë.

Viktima është 78-vjeçari Sulo Mejdani, banues në fshatin Tatzat të Delvinës i cili dyshohet se ka ndërruar jetë para 4 ditësh.

Sipas policisë i moshuari është goditur me mjete të forta në kokë të cilat i kanë shkaktuar edhe vdekjen e menjëhershme.

Trupi i pajetë i 78-vjeçarit Sulo Mejdani është dërguar në morgun e Sarandës ndërsa uniformat blu po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të vdekjes së të moshuarit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›