E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakra, rrëfen nëna: Kushtet ekonomike e larguan nga shtëpia

BILISHT- Gjendja e vështirë ekonomike e familjes së saj, papunësia por edhe konfliketet në familje e kishin detyruar 42-vjecaren Liljana Arapi të largohej nga Bilishti dhe të vendosej në qytetin e Korcës. Kjo është pohuar për Neës 24 nga nëna e viktimës si dhe të afërm e fiqnjët të saj. Nëna e 42-vjecares, Liljana Arapi, ka rrëfyer se si mësoi lajmin për vrasjen dhe masakrimin e vajzës së saj, ndërsa ka shpjeguar edhe situatën në të cilën vajza vendosi të largohej nga shtëpia e prindërve.

Bukurie Arapi tregon se kishte mësuar nga vajza se 84 vjecari i kishte premtuar se do ta njihte me një djalë meqë ajo ishte e pamartuar dhe se familja nuk e dinte se bashkëjtonte me të moshuarin që e vrau.

“Duhet t’i gjendjet edhe koka me patjetër që më pas ta marrim trupin e vajzës. Kur mora vesh lajmin u ndjeva shumë keq, sidomos unë që jam nënë…Punonte në Korcë sit ë gjitha vajzat e tjera…e denim që rrinte me qera jo që bashkëjtonte me këtë. Ky Gaqo nga Dardha i kishte thënë që do të gjej një djalë të mirë se qenke vajzë punëtore…Vajza që kam në Zvicër kishte kontaktuar me Gaqon dhe ai I kishte thënë që Liljanën e morën dy djem dhe nuk e di ku është”, rrëfen nëna mes lotësh.

Të afërmit dhe fqinjët tregojnë se ajo ishte një grua e rregullt, por gjendja e vështirë ekonomike dhe konfliktet e detyruan të largohej për në Korcë.
“Ka qënë vajzë e mirë, punëtore nga fukarallëku iku se nuk kishte të hante e të pinte. Vuante jashtë mase…është zënë me të atin për punë fukaralëku”, shprehet njëra prej fqinjëve.

Ndërsa dënojnë krimin e rëndë, familjarët dhe fqinjët e 42- vjecares kërkojnë dënimin e merituar për autorin e kësaj masakre. “Për një fatkeqsi të tillë duhet të qajnë dhe gurët. Ai ka qënë një kriminel dhe duhet ta paguajë”, thonë banorët.

Nëna e saj shprehet se janë në pritje të gjetjes së kokës së viktimës që të kryejnë dhe ceremoninë mortore. “Presim të gjejnë kokën pastaj ta varrosim…nuk kemi të ardhura me pension jemi po s’kemi se cfarë bëjmë”.

Ngjarja e rëndë u zbardh vetëm një ditë më parë nga policia e Korcës, e cila vuri në pranga autorin e krimit.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›