Siri, vritet një gazetar anti-qeveritar
Vritet një gazetar sirian, mbështetës i revoltës anti-regjim. Musaab al Awdallah, i cili prej vitesh punonte në një të përditshme pro-qeveritare, është vrarë sot nga mbështetësit e presidentit Bashar al Assad.
Lajmi është konfirmuar nga dëshmitarët lokalë të cituar nga aktivistët e Nahr Aisha, në periferi të Damaskut. Awdallah punonte në të përditshmen “Tishrin” në sektorin e kulturës, por prej disa muajsh ndiqte si gazetar i lirë ngjarjet në terren, duke kritikuar hapur krimet e kryera nga regjimi.
Burimet nga Nahr Aysha pohojnë se ushtarët pro-qeveritar kanë ndërhyrë në disa banesa civilësh duke ekzekutuar 22 të rinj, mes të cilëve edhe Musaab Awdallah.
22 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)
Siri, vritet një gazetar anti-qeveritar burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip