Masakrimi i te moshuares, autori nje i njohur
Elbasan- Masakrimi dhe fshehja ne pyll e kufomes se plakes 91-vjecare nga Griqani i Elbasanit dyshohet se ka per motiv nje zenke banale per shkak te kullotave ne zone. Policia shoqeroi diten e djeshme 14 persona, te gjithe banore te fshatit, ndersa mori ne pyetje edhe te afermit e viktimes, Farie Ranxhi, pak ore pas ceremonise mortore. Pas shoqerimit te dyshuarit jane lene te lire, nderkohe qe grupi hetimor investigon ne pese pista rreth krimit monstruoz. Pervec nje sherri te castit per shkak te kullotes se lopeve te se moshuares, agjentet dyshojne edhe rreth nje te semuri mendor apo maniaku qe leviz ne kete zone.
Hetimet
Edhe pas 24 oresh hetimesh, mbeten ende mister shkaqet e vrasjes makabre te 91 vjecares Farie Ranxhi. Policia lokale ka shoqeruar per ne komisariat 14 persona, kryesisht banore te zones ku ndodhi krimi. Pas ceremonise mortore ne fshatin Griqan, jane marre ne pyetje edhe familjaret e viktimes. Hetuesit kane ngritur disa pista hetimi, sic jane vrasja per motive banale, ekzekutimi nga ndonje person me te meta mendore, konflikti i meparshem me banore te zones, dyshimi per ndonje maniak dhe deri tek ndonje konflikt i mundshem me te afermit e saj. Te shoqeruarit jane liruar pasditen e djeshme nga komisariati i Elbasanit. Burime policore thane se jane shume prane zbardhjes se ngjarjes, motiveve dhe autorit. Ndersa kane marre ne vendngjarje gjurmet dhe shenja te tjera te gjetura per ekspertize dhe analize ADN-je. Ekspertet kane bere keqyrje edhe per fije floku apo mjetet qe jane perdorur nga autori per te realizuar krimin.
Skena
Sipas eksperteve, menyra e vrasjes ka qene teper makabre. E moshuara eshte qelluar pasditen e se shtunes me mjet te mprehte ne fyt dhe eshte goditur disa here ne koke. Me pas eshte terhequr zvarre dhe mbuluar me dege dushku ne pyllin aty prane. Ne cilesine e proves materiale nuk eshte gjetur asnje objekt. Agjentet konstatuan njolla gjaku dhe demtime te kokes me mjete mprehese. Rreth 100 metra me larg eshte gjetur trikoja me shtizat qe e moshuara mbante me vete dhe thurte gjate kohes qe ruante lopet ne kullotat e zones. Ne mungese te provave te qarta, ekspertet po synojne te fiksojne gjurme daktiloskopike te shenjave te gishtave. Policia dyshon se vrasesi eshte banor i zones dhe ka njoftuar se identifikimi i tij eshte ceshtje kohe.
Fatos Salliu