E Shtunë, 31 Tetor 2026

"E vrau per nje fjale goje"

Viktor Kacorri, pronar i vendit ku ndodhet ish-frigoriferi, thote se viktima eshte daja i tij. "I kishim leshuar nje banese per te jetuar ketu prane qytetit, per te bere edhe shkollimin e femijeve. Duke qene se ishte gjithnje ketu, ne e kishim punesuar tek nje magazine, nderkohe qe qendronte edhe te porta e parkingut ku levizte traun", thote Viktori. Gjergji ka qene njeri korrekt sipas personave qe e njihnin dhe kryente punen me devotshmeri. "Duke qene se shpesh here na kishin ndodhur vjedhje te disa hekurave, ne i kishim thene qe te mos e hapte porten per disa persona qe vinin per te marre hekurishte qe grumbulloheshin nga nje fqinj i tij, Sadik Lame. Pikerisht sot, ka ardhur edhe Gjin Lleshi, per te marre hekurishte tek ky person, nderkohe qe daja im i ka thene se duhej te kalonte ne nje rruge tjeter shume prane saj dhe jo ne neper piste, pasi nuk lejohej", rrefen me tej nipi i viktimes. Por duket se i dyshuari per krimin nuk ka pritur per sqarim, duke zbritur nga automjeti dhe qelluar ne drejtim te tij.

Gjyste Prenga, nje deshmitare okulare, tejet e tronditur thote se nje skene te tille as qe e kishte imagjinuar me pare. "Kam qene shume prane debatit, i cili nuk ka zgjatur me shume se nje minute. Kam pare kamionin tip "Benz", i cili ishte pa targa dhe eshte ndaluar para traut", rrefen Gjystja. Ne keto momente ka dale shoferi per t'u marre vesh me rojen, i cili i ka thene se nuk mund te kalonte neper piste, duke i nxjerre si shkak edhe faktin se nje kabull elektrik ka qene poshte dhe mund te takonte mbi mjetin e tij. "Por shoferi ka zbritur poshte dhe i eshte versulur rojes duke i thene se, "nuk ka burre qe te me ndaloje mua". Pas pak kam degjuar dy krisma dhe Gjergjin qe eshte shembur perdhe", tregon me tej deshmitarja. Ajo thote se ka pare dhe djalin e te ndjerit qe iku me vrap i tmerruar, nderkohe qe nena e tij u mundua qe ta mbulonte me trupin e saj.

A.Ndoja


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›