E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjeket: Naumi ishte mjekuar ne shtepi

Korce- Vdekja e 53 vjecarit Sotiraq Naumi pas nje shtrimi gati tre ditor ne spitalin e Korces dhe dergimit ne Spitalin Ushtarak ne Tirane, eshte bere objekt hetimi, por bluzat e bardha ne Korce pretendojne se nuk kane pergjegjesi per humbjen e jetes se pacientit. Sipas tyre, kurimi i 53 vjecarit ka qene profesional dhe brenda te gjitha normave gjate qendrimit ne spital. Ilir Koroveshi, nendrejtor i spitalit te Korces, thote per gazeten "KJ" se, "stafi i mjekeve eshte angazhuar maksimalisht me kete pacient, ashtu si me cdo tjeter, teksa e kane transportuar me nje autoambulance me aparat respirator drejt kryeqytetit per ndihme me te specializuar mjekesore". Naumi ka mberritur gjate mesdites te se henes se nje jave me pare ne gjendje te rende ne spitalin e Korces. Mjekja infeksioniste, Ornela Ruco, e cila eshte marre me trajtimin e pacientit, tha se ai arriti ne spital ne gjendje te renduar nga gastroenteriti, shoqeruar me diare, te vjella dhe temperature te larte. "Pacienti ishte kuruar per infeksion urinar dhe ka marre per kete mjekime ne shtepi per gati dy jave. Me pas, kur gjendja shendetesore i eshte perkeqesuar, eshte shtruar ne spital. Mjekimi per gastrointerit ka zgjatur per dy dite, derisa situata shendetesore e 53 vjecarit eshte permiresuar ne drejtim te diarese dhe te vjellave", tha Ruco. Por ajo qe i ka shqetesuar mjeket ka qene temperatura e larte e pandryshuar, duke i nxitur ata te kryenin nje sere ekzaminimesh per te gjetur shkakun e kesaj semundje. Mjeket e Korces kane zhvilluar dhe nje konsulte te gjere me infeksioniste, reaminatore, pneumologe, etj dhe eshte vendosur qe pacienti te qendronte ne reaminacion per shkak te gjendjes se renduar shendetesore. "Duke qene se gjendja e te semurit nuk po permiresohej, u vendos qe ai te dergohej ne Tirane", tha Koroveshi, i cili shpjegoi se analizat e metejshme dhe autopsia do te nxjerrin shkakun e vertete te vdekjes ne spital te 53 vjecarit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›