PS: Meta, kamerdare per Berishen

TIRANE - Socialisteve me sa duket u eshte sosur durimi, teksa bejne analizen e akuzave te kreut te Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta. Me nje gjuhe te ashper dhe aspak toleruese, kete radhe nuk kane munguar te godasin pikerisht aty ku Meta e ndjen veten me te forte ne sulmin ndaj kreut socialist, Rama: Ne lidhjet e kreut te LSI me Berishen dhe sherbimin qe po i ben sipas PS, pikerisht kreut te mazhorances. Duke e bere ne kete menyre kreun e PD, dhe si piken mbi te cilen do te ngrene dhe strategjine e perplasjes mes dy forcave te majta opozitare. Ka qene zedhenesja e kryesise se PS, Mimi Kodheli, ajo qe dje ne nje konference per shtyp ka reaguar ndaj kesaj opozite te forte te Metes ndaj kreut te opozites Edi Rama. Kodheni ka nenvizuar se pavaresisht se u bene muaj qe nderkohe qe socialistet vazhdojme te bejme detyren si opozite, duke ngritur zerin per problemet e shqiptareve, Ilir Meta ben vetem akuza ndaj Partise Socialiste dhe bashkise se Tiranes. "U bene muaj qe nderkohe qe ne vazhdojme te tregojme me gisht plaget e keqqeverisjes se Sali Berishes, Ilir Meta ngre gishtin me mllef kunder Partise Socialiste dhe Bashkise se kryeqytetit", ka reaguar ne menyren me te ashper dje zedhenesja e kryesise se Partise Socialiste, Mimi Kodheli ndaj akuzave te LSI. Ne te njejten kohe ajo nuk ka munguar te shprehe dhe pakenaqesine per minimin e tentativave te PS per ndertimin e dialogut dhe bashkepunimit me qytetaret dhe me LSI, nga vete kreu i kesaj levizjeje. Sipas saj, u bene muaj qe nderkohe qe socialistet vazhdojme te ndertojme ne dialog me qytetaret e ketij vendi programin e ri qeverises per Shqiperine, Ilir Meta hedh ne ere urat e komunikimit normal dhe te bashkepunimit te natyrshem me Partine Socialiste. "U bene muaj qe nderkohe qe ne vazhdojme te punojme per nje bashkim te ri te te gjithe shqiptareve per t'u ndare nga politika e vjeter e 17 vjeteve konflikte dhe deshtime, Ilir Meta i eshte rikthyer politikes se vjeter te sherreve e te ndasive duke sulmuar sistematikisht Partine Socialiste dhe Bashkine e Tiranes me shpifje dhe fyerje te padenja per koment", tha Kodheli ne konferencen e djeshme per mediat. Por ne te njejten kohe ajo ka akuzuar ne menyre te drejtperdrejte kreun e LSI, Meta, per bashkepunim te hapur me Berishen, duke qene dhe kamerdare shpetimi per te. Madje ajo ka paralajmeruar se nje rruge e tille bashkepunimi mes LSI e PD, e ndjekur qe ne vitin 2005, do te sjelle dhe humbjen e Metes se bashku me Berishen. "Ne urojme qe rruga e vjeter e vitit 2005 te mos jete rruga qe Ilir Meta ka zgjedhur per vitin 2009, sepse ate rruge e uron vetem Sali Berisha per te cilin Ilir Meta i sotem ngjan e vetmja kamerdare shpetimi. Por edhe sepse ne ate rruge Ilir Meta kesaj radhe do te humbase bashke me Sali Berishen", ka qene deklarata e zedheneses se kryesise se PS, Mimi Kodheli, dje per mediat. A.G