Punonjësit e CEZ në akuzë: Prerja e energjisë është vetëgjyqësi
Tiranë- Prokuroria ka nisur procedimin penal për disa punonjës dhe drejtues lokalë të CEZ-it, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, vetëgjyqësisë dhe zbatimit të urdhërave të kundraligjshëm, lidhur me prerjen e energjisë elektrike për ujësjellësat.
Të shtunën, burime të gazetës IDEA bënë të ditur se një pjesë e nëpunësve të kompanisë CEZ bënë të ditur se një pjesë e mirë e personave të shoqërua të premten u lanë të lirë, ndërsa disa janë vënë nën arrest dhe do të dalin para gjyqit.
Edhe pse punëtorët kishin zbatuar një vendim të marrë nga kompania, ata janë kërcënuar zyrtarisht dhe publikisht se do të përballen me ligjin. Sipas policies dhe prokurorisë, nëse CEZ-i do të kishte probleme me ujësjellësat për moslikuidimin e faturave, atëherë ajo duhej ti drejtohej gjykatës dhe ishte gjykata ajo që urdhëronte ndërprerjen e energjisë dhe jo ta bëjë vetë CEZ-i. Pikërisht këtë veprim krerët e policisë e kanë cilësuar si vetëgjyqësi dhe zbatim urdhërash të kundraligjshëm.
Masat e forta dhe reagimi i policisë dhe prokurorisë duket se është një parakljmërim për të gjithë nëpunësit e CEZ-it për të moszbatuar më urdhëra të tillë në të ardhmen, nëse CEZ-i do të vendosë sërish të ndërpresë energjinë elektrike.
Ndërkohë Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit paditi në prokurori kompaninë CEZ shpërndarje. Në një deklaratën për shtyp ZMK-ja tha se bëri kallzim penal për Bordin Mbikqyrës dhe Administratorët e CEZ për shkeljen e 9 Neneve të Kodit Penal përfshi veprimtari terroriste, vjedhje, dëmtim prone, evazion fiskal, falimentim i provokuar, shpërdorim të kompetencave, mashtrim, etj.
ZMK, sic paralajmëroi një muaj me parë bëri sot Kallzim Penal per Bordin Mbikqyrës dhe Stafin Ekzekutiv te CEZ për:
1. Kryerje te veprave me qellime terroriste ndaj qytetareve shqiptare (referuar Nenit 230 të Kodit Penal)
2. Kanosja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste (referuar Nenit 232/b të Kodit Penal)
3. Vjedhje në bashkëpunim ndaj konsumatorëve shqiptarë (referuar Nenit 134 të Kodit Penal)
4. Vjedhje në bashkëpunim nëpërmjet mashtrimit kompjuterik të faturimeve të konsumatorëve të energjisë elektrike (Referuar Nenit 143/b të Kodit Penal)
5. Shkatërrim dhe Dëmtim me dashje të pajisjeve elektroshtëpiake të konsumatorëve shqiptarë (referuar Neni 150 të Kodit Penal)
6. Shpërdorimi i kompetencave nga anëtarët e këshillit mbikqyrës dhe administratorët e CEZ me qëllim përfitimi apo për të favorizuar një shoqëri tjetër ku kanë interesa (referuar Nenit 164 të Kodit Penal)
7. Fshehja tregimi i rremë i të ardhurave të CEZ (referuar Nenit 180 të Kodit Penal)
8. Falimentimi i provokuar, Çuarja me dashje e CEZ në gjendjen e falimentimit (referuar Nenit 193 të Kodit Penal)
/IDEA/
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: