E Diel, 1 Nëntor 2026

"KESH, 190 milion euro humbje"

"Pas tre vjetesh qeverisje situata energjetike eshte kthyer ne kercenimin me serioz per zhvillimin e qendrueshem te vendit". Ky ka qene konstatimi i perfaqesuesit socialist, Ilir Beqja, i cili ka nenvizuar faktin se gropa e zeze e KESH per kete vit eshte 190 milione Euro humbje. "Qeveria Berisha po mbush tre vjet dhe deshtimi me spektakolar i saj eshte, padyshim, rrenimi i situates energjetike te vendit. Institucionet me prestigjioze qe asistojne Shqiperine prej 17 vjetesh konkludojne qe situata energjetike eshte kercenimi me serioz per zhvillimin e qendrueshem te vendit", deklaroi ai. Duke shtuar se pas 3 vjetesh qeverisje jane me dhjetera mijera familje qe faturohen aforfe dhe eshte kerkuar te vazhdoje keshtu deri ne janar 2009. "Viti 2007, shenoi vitin e nje erresire masive. Ne kete vit deficiti i KESH arriti ne 2.4 % te Produktit te Brendshem Bruto apo mbi 190 milione euro", tha Beqja.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›