E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakrohet me hanxhar roja, dyshohet krim pasioni



Masakrohet me hanxhar roja i nje pike te shitjes se gazit ne autostraden Tirane-Durres, prane fshatit Kashar. Kalimtaret kane gjetur te pajete dhe me kafke te care me dysh me hanxhar 36-vjecarin Altin Hoxha, baba i dy femijeve. Fillimisht eshte menduar per nje aksident, por agjentet e policise, qe mberriten ne vendngjarje pas keqyrjes se kufomes, zbuluan se plaget ne anen e majte te kokes dhe ne shpatull ishin shkaktuar nga nje mjet mprehes. Krimi dyshohet te kete ndodhur rreth ores 04:00 te mengjesit te djeshem, kurse trupi eshte zbuluar tre ore me vone. Policia ka ngritur dy pista hetimi per ngjarjen, vrasje per shkaqe pronesie dhe per ceshtje morali, kurse autoret mbeten ende te paidentifikuar. Nje makine ka qene duke kaluar ne rruge dhe drejtuesi i saj ka pare trupin e viktimes. Lajmi eshte bere i ditur dje nga burime zyrtare te Policise se Tiranes, sipas te cilave, "Altin Hoxha, baba i dy femijeve, eshte qelluar me nje hanxhar ne koke, duke i prekur dhe shpatullen e sjelle vdekjen e menjehershme". Krimi eshte cilesuar si i paramenduar mire dhe autoret dyshohet te kene qene me shume se dy persona. Zyrtare te policise thane dje, per gazeten "KJ", se pista kryesore eshte ajo e vrasjes per nje krim pasioni, ndersa po hetohet edhe per hakmarrje apo konflikte pronesie. Agjentet e policise kane marre ne pyetje familjaret e viktimes, te cilet kane dhene detaje rreth punes dhe konflikteve qe 36-vjecari ka pasur me persona te ndryshem. Sipas hetuesve, sulmi ndaj Hoxhes mund te kete ardhur pas zbulimit te nje lidhje jashtemartesore qe ky ka pasur kohet e fundit, por nuk perjashtohen edhe shkaqe te tjera.

A.Cena

Viktima, roje prej disa vitesh

Altin Hoxha ishte roje i nje pike te shitjes se gazit ne zonen e Kasharit, ku dhe banonte, pune te cilen e kishte filluar disa vite me pare dhe me te cilen mbante familjen. Ky fakt eshte deshmuar nga gruaja dhe te afermit gjate marrjes ne pyetje ne Drejtorine e Policise se Tiranes. Ata kane mohuar pisten e nje krimi pasioni, ndersa dje 36-vjecarit i jane bere nderimet e fundit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›