E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakrohet ne fushe gjyqtari

Dhuna ne futbollin shqiptar kete here ka zbritur ne qytetin e Ersekes. Pas ndeshjes me Vllaznine qe perfundoi ne barazim 1-1, fusha e Ersekes eshte kthyer ne nje arene gladiatoresh.

Lojtaret dhe vete drejtuesit e pankines se skuadres se Gramozit kane ushtruar dhune fizike ndaj anesorit Denis Agaraj.

Nderkohe qe lojtaret dhe tifozet tentonin te qellonin anesorin, i cili per disa caste ishte nen mbrojtjen e forcave te policise, nje pjestar i stafit teknik te kesaj skuadre ka qelluar me grusht vijerojtesin Gugaraj duke e shembur ne toke.

I kontaktuar ne telefon nga Top Channel, trajneri i Gramozit Agim Canaj ka denuar dhunen, por sipas tij keto veprime kane ardhur si pasoje e nje fushate anti-Gramoz qe behen keto javet e fundit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›