E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhani: “Laçi më ka kërcënuar”

Situata te Partizani është në një gjendje kritike. Madje të shumë të rëndë dhe absurde për atë që është në shtëpinë e 15 herë kampionëve të Shqipërisë. Presidenti i klubit të kuq, Albert Xhani, ka bërë një kallëzim penal për ortakun e tij, Paro Laçi, pasi ky i fundit sipas një deklarate për shtyp të shpërndarë për mediat nga Xhani, e ka kërcënuar me jetë.

“Duke parë vështirësitë e mëdha ekonomike që FK “PARTIZANI” po kalonte prej 18 muajsh, kam qenë dhe jam i hapur për të pranuar aksionarë të rinj, të cilët do të vinin te Partizani për të investuar seriozisht. Sipas marrëveshjes që lidhem me Paro Laçin, por për fat të keq kjo marrëveshje jo vetëm që nuk po zbatohet nga ana e tij. Kam ngelur i habitur kur ky person duke diskutuar bashkërisht për problemet e marrëveshje ligjore dhe njerëzore që kishim lidhur bashke në prani te miqve të përbashkët, ka përdorur një fjalor të rendë, banal dhe kërcënues kundër meje duke thyer çdo marrëveshje, ose e thënë troç: kërcënim të hapur për jetën”, - thuhet në deklaratën e shpërndarë për mediat nga klubi i Partizanit.

“Gjithashtu bëj me dije se studio ligjore e avokatit tim është duke përgatitur një kallëzim penal në drejtim të këtij personi, dhe mendoj se shteti ne kontaktet e para është treguar shume i gatshëm dhe do të veprojë me forcën e ligjit për këtë incident të rëndë”, - përfundon deklarata.

Në fakt, është hera e parë që midis presidentit Albert Xhani (zotëron 50 për qind të aksioneve të klubit) dhe administratorit ligjor të klubit, Paro Laçi (zotëron 40 për qind të aksioneve, 10 për qind i zotëron Lulzim Sallaku) shfaqen publikisht kontradikta kaq të thella. Për ironi të fatit, Partizani fitoi dje 2-0 me Adën, teksa në tri ndeshjet e para të fazës së dytë skuadra ka fiksuar vetëm rezultate pozitive.


Burimi: Albania-sport.com
E Shtune, 20 Shkurt 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›