Java 22, Tirana-Laci 1-0

(ALBANIA SPORT) - Tirana fitoi 1-0 me Laçin në një “Qemal Stafa” pa shikues. Tri pikët e marra kundër kurbinasve i fiksuan bardheblutë në vendin e tretë. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Arbër Abilaliaj në minutën e 29-të. Në ndeshjen e fazës së parë Laçi kishte fituar 1-0. Kjo ishte fitorja e 14-të e Tiranës në 22 ndeshje historike kundër Laçit (3 fitore, 5 barazime). Të dielën do të luhen 3 ndeshjet e tjera të javës së 22-të, Apolonia-Dinamo, Skënderbeu-Shkumbini dhe Flamurtari-Kastrioti.
Burimi: Albania-sport.com
E Shtune, 20 Shkurt 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili