Masakroi 16 civilë afganë, ushtari amrikan ka humbur kujtesën
SHBA- Reshteri Robert Bells, i cili më 11 mars masakroi 16 civilë afganë mes tyre 9 fëmijë dhe 3 femra ka humbur kujtesën. Fakti konfirmohet nga avokati i tij mbrojtës Xhon Henri Broun.
Xhon Henri Broun, avokati i ushtarit amerikan të akuzuar për vrasjen e 16 civilëve afganë në provincën Kandahar është takuar me ushtarin 38-vjeçar për tre orë e gjysmë në burgun ushtarak, ku i dyshuari po mbahet në izolim. Avokati pas takimit u ka thënë gazetarëve se Bells “nuk e kujton incidentin”.
“Atij nuk i kujtohet asgjë nga mbrëmja në fjalë. Kjo do të thotë se vuan nga amnezia”,- ka thënë Broun para gazetarëve.
Nëse shpallet fajtor, Bells mund të përballet me dënimin me vdekje. Presidenti i SHBA-së, Barak Obama, i ka kërkuar falje homologut afgan, Hamid Karzai, dhe ka premtuar hetime të plota të incidentit që ka ndodhur në jug të Afganistanit, më 11 mars.
(el.me/BalkanWeb)