E Shtunë, 31 Tetor 2026

‘Tradhëti e madhe’ ndaj Ukrahinës akuza e re për Timoshenkon

UKRAHINË- Ish kryeministres Ukrainase, Julia Timoshenko i duhet të përballet me akuza të reja për “tradhti të madhe” gjatë negociatave me Rusinë për një kontratë gazi.

Shumica në Parlamentin ukrainas ka votuar sot pro hetimit parlamentar, duke pohuar se “Timoshenko ka vepruar në favor të një shteti të huaj”.

Timoshenko aktualisht po vuan dënimin prej shtatë vjetësh burg, nën akuzat se ka abuzuar me detyrën zyrtare gjatë këtyre negociatave.

Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara kanë dënuar burgosjen e Timoshenkos, duke thënë se është e motivuar politikisht.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›