E Diel, 1 Nëntor 2026

Masakroi 77 persona, nis gjykimi ndaj Anders Breivik

OSLO- Anders Breivik, njeriu i cili akuzohet për vrasjen e 77 personave, 8 të vrarë në një shpërthim bombe në Oslo ndërsa pjesa tjetër në një kamp të rinjsh në ishullin Utah, pritet të dalë sot para gjykatësve në Oslo. BBC bën të ditur se Breivik është rrëfyer lidhur me ngjarjen, duke pranuar përgjegjësinë mbi krimin. Nëse gjykata arrin të vërtetojë se ai ka probleme mendore, Breivik pritet të dërgohet në një spital psikiatrik, por nëse gjendja e tij mendore do të cilësohet e mirë ai do të vuajë dënimin në burg. 

Breivik përballet me një dënim prej 21 vitesh, ndërkohë që dënimi mund të rritet për ta mbajtur autorin e dyshuar të masakrës së Norvegjisë, në burg të përjetshëm. Vete ai nuk ka shprehur deri tani asnjë brerje ndërgjegje për aktin kriminal, c’ka është cilësuar një provë e rëndë për familjet e viktimave dhe të mbijetuarit e masakrës.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›