E Shtunë, 31 Tetor 2026

Specat djegës ulin nivelin e kolesterolit në gjak

KINE- Kur hani spec djegës, në gojë ju shkrihet një përzierje kimikatesh, e cila quhet kapsaicinë. Hulumtuesit kanë zbuluar që përbërësit e specit të thatë të bluar, por edhe i llojeve të freskëta djegës dhe jodjegës mund të ulin tensionin e lartë të gjakut dhe nivelin e kolesterinës në gjak, transmeton Indeksoniline. 

Ata thonë që specat djegës kanë potencial të madh në mbrojtjen nga sëmundjet e zemrës, të cilat janë shkaku numër i një i vdekjeve në vendet e zhvilluara.
Studimi i kryer në Universitetin e Hong-Kongut është fokusuar në familjen e substancave të njohur si kapsaicinoide, të cilat specave ua japin djegësinë.
“Tani kemi pasqyrë shumë më të mirë për efektet e specave në gjene dhe në mekanizmat e tjerë që rregullojnë nivelin e kolesterinës dhe shëndetit të enëve të gjakut. Ky është një nga hulumtimet e para që ofrojnë një informatë të tillë”, tha autori i studimit, dr. Zhen-Yu Chen. 

Në hulumtim kanë marrë pjesë dy grupe të brejtësve të cilëve u është dhënë ushqimi i pasur me kolesterinë, nga të cilët njërit grup si shtesë e ushqimeve u janë dhënë lloje të ndryshme të kapsaicinoideve. 

Është zbuluar që substancat në mëlmesa ulin nivelin e kolesterinës “së keqe”, ashtu që reduktojnë mundësinë për akumulimin e tij në organizëm. Po ashtu, ata bllokojnë një gjen i cili nxit kontraktimet e artereve dhe redukton qarkullimin e gjakut deri zemra dhe organet e tjera, për ç’arsye muskujt relaksohen dhe zgjerohen duke mundësuar qarkullim më të mirë. “Kemi konkluduar që kapsaicinoidet u sjellin shumë dobi shëndetit të enëve të gjakut. Megjithatë, nuk u rekomandojmë njerëzve të fillojnë të përdorin speca chilli pa asnjë kontroll. Të ushqyerit e mirë është çështje e balancës dhe specat nuk mund të jenë zëvendësim për ilaçet kundër sëmundjeve të caktuara”, tha dr. Chen.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›