Masakroi bashkefshatarin per vijen e ujit, prangoset
Permet- Tre jave arrati nuk i kane sherbyer nje te dyshuari per plagosjen me sepate te bashkefshatarit te tij, pas nje grindje banale per vijen e ujit. Ngjarja ndodhi me 25 korrik te ketij viti ne fshatin Katundisht te Permetit, kur E. M., 21-vjec, perfundoi ne spital me plage te renda ne koke. Burime zyrtare te policise bene me dije dje se rreth ores 09:30, kapen 41-vjecarin Vladimir Muhaj, i dyshuar per krimin e "vrasjes se mbetur ne tentative". Deshmitaret okulare i kane treguar policise, se ngjarja ne fjale ka ndodhur mbremjen pas nje grindjeje kur dy bashkefshataret kaluan ne perleshje fizike. Ne sherr e siper Muhaj ka marre sepaten duke goditur kundershtarin. Banoret cuan te pergjakur ne spital 21-vjecarin qe i mbijetoi plageve. Gjate veprimeve ligjore per kete ngjarje ne daten 7 gusht 2009, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Gjirokaster ka vendosur ndaj te dyshuarit "arrest me burg". "Ne dispononim informacione se gjate kesaj periudhe Muhaj, strehohej ne banesen e vet ne fshatin Katundisht", thane burime zyrtare. I dyshuari ka qene edhe me pare i skeduar si person me precedentin penal "armembajtje pa leje".
B. Kore
B. Kore