E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjedhjet me dhune, shtohen te demtuarat

Tirane- Vjedhjet me dhune te vareseve prej floriri, jane kthyer ne tmerr per femrat e kryeqytetit. Nje adoleshent eshte arrestuar dje, teksa ka tentuar te vjedhe nje 40-vjecare. Ngjarja ka ndodhur ne rrugen "Ali Vasha", nderkohe qe policia vuri ne pranga Dejan Vaten. Ne ngarkim te 18-vjecarit policia ka ngritur akuzen e "vjedhjes me dhune" mbetur ne tentative, ndersa po hetohet nese eshte i implikuar ne ndonje vjedhje tjeter te pazbardhur me pare.

Ngjarja

Sipas burimeve nga policia ngjarja, ka ndodhur paraditen e djeshme ne rrugen "Ali Vasha", ne kryeqytet. Dejan Hamit Vata, 18-vjec, ka tentuar t'i vjedhe me dhune varrosen nje shtetase rreth te 40-tave. Sipas bluve te kryeqytetit, gruaja eshte kapur prej fyti, ku adoleshenti nen ushtrimin e forces ka tentuar t'i vjedhe varesen e floririt qe ajo kishte vene. Mesohet se efektivat e Patrullave te Pergjithshme te Komisariatit nr.3 ne kryeqytet kane qene duke patrulluar ne kete rruge, kur kane pare skemen e krimit. Menjehere ata kane arrestuar ne flagrance adoleshentin, mbi te cilin eshte ngritur akuza e "vjedhjes me dhune" e mbetur ne tentative, parashikuar nga neni 139 e 22 te Kodit Penal. Efektivat e Komisariatit nr.3 ne bashkepunim edhe me Prokurorine e Tiranes jane duke hetuar, nese i dyshuari eshte i perfshire ne ndonje vjedhje tjeter te ndodhur ne kryeqytet.

Fenomeni

Pothuajse cdo dite nje vajze ose nje grua grabitet nga persona te panjohur kryesisht ne dreke ose ne darke, ku nuk ka shume persona. Shume kallezime jane depozituar ne komisariatet e kryeqytetit, nderkohe qe zbardhja e ketyre rasteve ka qene shume e paket, kjo per shkak te te dhenave te pakta te raportuara. Shkaku tjeter i mos gjetjes se autoreve te ketyre ngjarjes, sipas bluve, lidhet edhe me faktin qe te demtuarit nuk e shohin grabitesin ne fytyre. Disa persona jane vene ne pranga per vjedhjet me dhune te vareseve prej floriri ne ditet e fundit. Gjate deklarimeve te tyre, te dyshuarit kane shpjeguar se e kane kryer grabitjen per arsye financiare.

R.Caushaj

Precedente

1. Pashtrik Maxhun Bega, 21- vjec, lindur ne Kukes dhe banues ne Has, i denuar me pare per vjedhje, u vu ne pranga me 13 korrik si nje nder autoret e vjedhje me dhune te femrave. Ai dyshohet se ne krimet e tij perdorte edhe thika.

2. Dritan Hamit Mulgeci, 24-vjec, banues ne Kamez, u arrestuar per vjedhje me dhune te nje shtetaseje. 24-vjecari u vu ne pranga me 13 korrik, menjehere pasi kishte vjedhur nje medaljon ari. Nderkohe qe pas verifikimeve u konstatua se Mulgeci bashkepunonte me Begen.

Bashkepunimet

Sipas hetimeve te kryera nga ana e policise mesohet se nje pjese e personave qe kane marre pjese ne vjedhjet me dhune te femrave ne kryeqytet, bashkepunojne me njeri-tjetrin. Bashkepunime ka pasur edhe mes Mulgecit dhe Beges. Policia po heton bashkepunimet e Vates me persona te tjere.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›