Masakroi ish bashkëshorten, arrest me burg

Eriselda Elmazi, gruaja e masakruar nga i shoqi
KORÇE- Gjykata e Korçës ka dhënë sot masën e sigurisë arrest me burg për shtetasin, Romeo Babani, i cili masakroi dhe më pas hodhi në koshin e plehrave ish bashkëshorten.
Eriselda Elmazi, 26 vjeç, ndodhet prej një jave në gjendje kome, ndërsa ekspertiza sqaroi se ajo është goditur me thikë në bark dhe me mjete të forta në kokë.
Vetëm pak ditë më parë, policia e Korçës njoftoi arrestimin e shtetasit, Romeo Babani Arrestimi i tij, erdhi një ditë pasi familjarët e 26-vjeçares.
Eriselda Elmazi, kërkuan kapjen e tij dhe mbrojtje, pasi kërcënohej sërish jeta e tyre dhe e fëmijëve.