"Kushtet e PS-së për Gjykatën e Lartë, bojkot i ri"

Nënkryetari i grupit demokrat, Edi Paloka, thotë se me këto kërkesa, opozita po realizon një bojkot të ri, duke shtuar se këto nuk janë justifikime.
Sipas Palokës, qëllimi i vërtetë i Ramës është bllokimi i procesit të integrimit. "Ky është një bojkot i ri që po bën Rama. Duket qartë që janë justifikime banale me një qëllim të vetëm, të mos realizojnë një nga kushtet e BE dhe Shqipëria të mos e marri statusin. Shkon në Bruksel vetë dhe në mënyrë qesharake me një ekspozitë dhe dy Artan thotë që unë jam ai që do ta integrojë Shqipërinë në Evropë, pra nëpërmjet një ekspozite dhe ndërkohë i jep urdhër njerëzve të tij në Tiranë të kalojnë në të njëjtat pozita që ka qenë ndoshta dhe në mënyrë më ekstreme", deklaroi Paloka për mediat.
Miratimi i ligjit për Gjykatën e Lartë kërkon 84 kartonë jeshil në Parlament, çka i bën të detyrueshme edhe votat e opozitës. Miratimi i këtij ligji do të sillte funksionim më të mirë të Gjykatës së Lartë, por vijimin e punës për krijimin dhe funksionimin e Gjykatës Administrative, e cila pritet të nisë nga puna në janar të vitit të ardhshëm.
Pak ditë më parë, socialistët bënë me dije kushtet që u kishin vendosur demokratëve në mënyrë që të jepnin votën e tyre për miratimin e këtij ligji. Midis të tjerash, Partia Socialiste kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës për Këshillin e Qarkut Fier, zhbllokimin e fondeve për pushtetin vendor të drejtuar nga socialistët, si dhe mbylljen e reformës parlamentare. /Start/
2012-09-22 17:01