E Diel, 1 Nëntor 2026

Masakroi me thikë adoleshentin, akuzohet vetëm për plagosje

Tiranë- Një 48 vjeçar ka masakruar me thikë një adoleshent, duke e shndërruar përjetësisht në invalid dhe në gjyq prokuroria e akuzon vetëm për plagosje.

Ky është Alfonc Godja, 18 vjeç. Ai çshtë masakruar me thikë nga një 48- vjeçar për shkak të një shpulle që i kishte dhënë të birit të autorit.

Me shenja në kokë dhe në trup, pasi ka lënë Spitalin Ushtarak ku është operuar dhe i është hequr një pjesë e mëlçisë, djali ka lënë krevatin ku rri shtrirë, për të ardhur në gjykatë, për të ndjekur procesin ndaj njeriut që e masakroi.

Eshtë mjaft i shqetësuar për akuzën qesharake sipas tij, që i është adresuar njeriut që e la invalid, sepse sipas tij, 48- vjeçari Feti Vrapi nuk deshi ta plagoste siç thotë prokuroria por ta vriste. Po ashtu edhe i ati i tij Sami Godja, i cili kërkon që procesit penal t’i bashkangjitet edhe padia e tij civile për shkaktim dëmi ndaj të birit. Për këtë familja Godja ka marrë edhe një avokat që do ta ndjekë procesin hap pas hapi.

Si ndodhi sherri?

Alfonc Godja- Vëllai im i vogël ishte grindur me shokun e tij dhe ishin rrahur. Erdhi duke qarë në shtëpi dhe unë  menjëherë shkova në shtëpinë e atij djalit dhe kërkova të sqarohesha pse kishte ndodhur sherri. E qëllova me shpullë djalin kur në atë moment del i ati dhe mbaj mend që më tha ta tregoj unë ty. Më qëlloi si fillim në kokë me tullë dhe ja shikoni të qepurat në kokë. Pastaj më qëlloi në bark përsë gjeri me thikë.

Si të duket akuza e ngritur ndaj autorit?

Qesharake, ai më masakroi nuk më plagosi. Ishte shumë i vendosur dhe më goditi me çmundi. shikoni si jam në bark i masakruar. Unë kam marrë kemp, mjekët kanë shënuar në kartelë që kam ardhur në gjendje tepër të rëndë për jetën. Pra kam qenë pa shpresë për të jetuar. Tjetra, mjekët kanë shkruar që operacioni ka zgjatur tetë orë e kanë klasifikuar si një ndër operacionet më të vështira. Unë tani ndodhem në kemp, nuk duhet të lëviz shumë dhe dorën e kam të paralizuar.

Pse ke ardhur në procesin ndaj autorit?

Sepse dua të shoh çdo ndodhë me njeriun që më bëri kështu. Si ka mundësi që nuk e akuzuan për vrasje të mbetur në tentativë, por për plagosje të rëndë në kushtet e tronditjes së fortë psikike. Për çfarë u trondit ky njeri?

Ndërkohë i ati i Alfoncit, Sami Godja, akuzon prokurorinë se nuk e ka hetuar çështjen siç duhet dhe ka lehtësuar gjendjen në të cilën ndodhet i pandehuri Fetah Vrapi

Në fillim, njeriu që theri tim bir, gjatë masës së sigurimit në gjykatë, u akuzua për plagosje të rëndë me dashje, ndërkohë që djali im ishte ende në gjendje kome. Më vonë, tani që erdhi cështja në gjykatë, e akuzojne për plagosje të rëndë me dashje dhe ja lehtësojnë gjendjen edhe më tej, duke shënuar se plagosja është bërë në kushtet e tronditjes së rëndë psikike. Nuk do ta lë çështjen, do të ndjek në të gjitha hallkat e drejtësisë- thotë babai i djalit.

alfonci-i-masakrua-a akfonci-i-plagosur-ne-koke

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›