Imami: Ska trafik armësh në NATO, PS po na përgjon ilegalisht
Tiranë- Pas ditësh të tëra akuzash nga opozita, lidhur me ndalimin e mbikqyrjes së ministrisë së Mbrojtjes nga deputetët e saj, ka reguar sot publikisht vetë kreu i këtij institucioni Arben Imami, i cili ka deklaruar se është i hapur për informacion në rrugë ligjore dhe joformale por sipas tij mënyra që po ndjek PS është tendencioze për të hapur konflikte.
6 apo 7 deputetë paraqiten dua të hyjmë në mnistri. Jemi vend demokratik, të marrin një vendim që të paraqitet në çfarëdolloj komisoni. Të mërkurën ka një seancë dhe jam i interesuar që të hyj në parlament që të shpjegoj ristrukturimin, duam t’ja shpjegojmë parlamentit, planizimi për komandën e doktrinës, dua ta informoj edhe për këtë…jam i gatshëm për çdo temë nga pesë temat jam i gatshëm edhe pesë ditë rrjesht të paraqitem përpara këtij komisioni. Opoizta kërkon konflikt mes palëve, nuk do t’ja jap këtë kënaqësi. Po mirë po takoj zotin Ilir Gjoni meqë vijnë tek dera, edhe në rrugë informale. Por ligji do të zbatohet, kontroll për buxhetin bën parlamenti, KLSH, jam i gatshëm për informacione. Kam çuar me dhjetra përgjigje për pyetjet që kanë hapur. Por në dyert e ministrisë së Mbrojtjes nuk hyhet jashtë ligjit as dhe as nesër’- tha Imami.
Ministri Imami tha se nga deklaratat e zotit Rama dhe ata të zotit Gjoni kuptohet kush është i përgjuari në këtë mes duke shtuar se është e pakuptimtë të thuhet se një vend i NATO-s bën tregti armësh.
‘MM është në një sulm dhe PS që po përpiqet të nxjerrë informacione në rrugë të kundër ligjshme për ministrinë. Kjo është rruga e vjetër e spiunëvepër çfarëdolloj gjëjë që kanë nevojë i kanë marrë të gjitha dokumentat zyrtare. Trafik s’mund të ketë në një vend të NATO-s është amatorizme politike të akuzosh për këtë. Do të ketë dhe ka një tregti të ligjshme të armëve. Për çfarëdo lloj shitje që bëjmë ne raportojme dhe tek AKSH-ja do të gjeni të gjitha shitjet që ministria bën. Në këtë treg ka konkurencë, një gazetë që është në zemër të opozitës thotë pse MM shet municon në Nigeri m.q.s shesin edhe serbët? D.m.th të lëmë interesat e shteti serb të ecin drejt dhe tonat jo. Ata kanë rënë në një kurth që s’mund të bjerë një politikan serioz- tha Imami për gazetarët.
Më pas Imami tha në Parlament se në vend sundon procedura dhe vendimet. ‘Ai nuk është kontroll parlamentar por fshatar, me inspirim nga revolucioni popullor kinez. Paraqitja e deputetëve të veçantë në dyert e një ministrie. Janë antikushtetuese, keni dyshime? gjeni mjete legale dhe do ju jap përgjigje. Të ndërtohet një nënkomision i posaçëm me personalitete në këtë fushë që të betohen për sekretin shtetëror dhe të hetojnë gjithçka. Sepse edhe Komisioni i Sigurisë s’mund të kontrollojë gjithçka’.
Ministria e Mbrojtjes dhe vetë ministri Arben Imami akuzohen nga opozita se po fshehin informacione mbi veprimtarinë e këtij institucioni dhe dyshojnë se po mundohen të fshehin afera korruptive. PS akuzon ministrinë se po përdor SHIU-n për të kryer përgjime partiake.
/IDEA/