E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedi në Francë, së paku 6 viktima nga orteku

Francë- Së paku gjashtë alpinistë kanë vdekur dhe tetë të tjerë janë plagosur kur një ortek ra pranë vendpushimit të skive alpine franceze në resortin Chamonix.

Policia tha se alarmi u dha në orën 05:25 me orën lokale nga një të plagosurit në në Malin Maudit.

Të huaj mendohet të jenë në mes të viktimave. Teksa të plagosurit janë dërguar në një spital lokal.

Mali është i njohur si një rrugë popullore për turistë verore për të shkuar më pas në Malin e Bardhë. Alpinistët mendohet të ketë qënë në grupet kur orteku goditi.

Rreth 28 alpinistë nga disa vende kanë thënë se kanë marrë pjesë në ekspeditë dhe raportet thonë se një numër i tyre ende janë të zhdukur.

Ekipet e shpëtimit janë duke përdorur helikopterë dhe shërbime ngrohëse për të gjetur të zhdukurit. Autoritetet lokale e përshkruan si një ortek vdekjeprurës në vitet e fundit.

Mali Maudit, i identifikuar si mali i mallkuar, është pika e tretë më e lartë në masivin e Malit të Bardhë, prej 4.465 metrash. Një konferencë për shtyp në Chamonix pritet së shpejti për të hedhur më shumë dritë mbi tragjedinë.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›