Veprat e Mios me çmime qesharake, 0 deri 700 lekë

Izet Duraku, drejtori i QKIPK-së
let drejtori i Qendrës së Inventarizimit, Izet Duraku.
Në inventarë, objektet e trashëgimisë me vlerat e monizmit, u ekspozohen vjedhjeve.
E çuditshme, megjithatë ndodh që piktura të Vangjush Mios, të fillimshekullit të shkuar, në inventarët dhe katalogët e galerive dhe institucioneve të tjera kulturore figurojnë me vleftën 0 lekë. Madje, është fat i madh nëse kushtojnë 500 apo 700 lekë.
Kjo nuk është hamendje, por e deklaron vetë drejtori i Qendrën Kombëtare të Inventarizimit të Pasurive Kulturore (QKIPK), Izet Duraku. Pas skandalit në Galerinë e Arteve Guri Madhi në Korçë, ku gjatë inventarit në fondet e saj rezultuan rreth 60 vepra të zhdukura, mes të cilave edhe shumë piktura të piktorit korçar Vangjush Mio, kreu i QKIPK, Izet Duraku, tregon se çka në katalogun e kësaj qendre nga Galeria e Korçës. Sipas tij, në QKIPK figurojnë 440 objekte të inventarizuara, të gjitha të pajisura me pasaportat përkatëse, 44 prej të cilave janë të Vangjush Mios. Ndërsa nga ana e pasardhësve të Mios flitet për mijëra euro humbje, Duraku thotë se vlefta e tyre vijon të jetë si në kohën e komunizmit, madje ka nga ato që kushtojnë zero lekë. U bë kohë tashmë që nga ana e Durakut, por dhe specialistëve të tjerë të trashëgimisë kulturore, është ngritur problemi i rivlerësimit të objekteve të trashëgimisë kulturore, që ruhen nëpër muze e galeri artesh, të cilat janë qesharake dhe nuk kanë asnjë lidhje me vlerat e vërteta të tregut. Ashtu si veprat e Mios, janë edhe shumë e shumë të tjera, duke filluar që nga një prej objekteve më me vlerë, si Epitafi i Gllavenicës, për të vijuar me shpata e kordha shekullore e me histori nga pas, të cilat kushtojnë 100 apo 200 lekë të rinj. Edhe në intervista të mëparshme Duraku ka theksuar që rishikimi i vlerës monetare të këtyre objekteve do të rriste ndërgjegjësimin për ruajtjen e tyre, duke krijuar kushte më të mira mbajtjeje, por edhe sigurie.
Z. Duraku, a kanë qenë të inventarizuara pranë Qendrës Kombëtare të Inventarizimit veprat e Galerisë së Artit Guri Madhi në Korçë?
Në Qendrën Kombëtare të Inventarizimit të Pasurive Kulturore (QKIPK) ne kemi të inventarizuara 440 vepra, të cilat janë të gjitha të kataloguara sipas të gjitha standardeve të duhura. Janë të dixhitalizuara, me fotografi dhe me të gjitha të dhënat shkencore. Por, unë nuk jam i sigurt nëse janë kataloguar të gjitha veprat që disponon kjo galeri. Ndërkaq, ne nuk e dimë saktësisht se çfarë është vjedhur nga fondi i Galerisë së Korçës. Sipas raportimit nga ana e tyre, mes 60 veprave të vjedhura, shumica janë piktura të Vangjush Mios. Nga veprat e inventarizuara të Galerisë së Korçës, rezulton se vetëm 44 janë të Mios. Që në mëngjes ne u kemi kërkuar drejtuesve të galerisë të na dërgojnë listën e objekteve të humbura, megjithatë ata ende nuk na kanë dërguar asgjë. Në këto kushte, ne nuk e kemi listën e kodeve, të cilat mundësojnë identifikimin e veprave të humbura.
Nëse janë objekte të listës suaj, çvlerë mund të kapi dëmi?
Këto ditë kanë dalë lloj-lloj shifrash. Në arkivin tonë, ne kemi vepra të Mios që kushtojnë nga 0-500 apo 700 lekë. Me një logjikë të thjeshtë, as Prokuroria nuk të hap çështje, duke qenë se ato nuk kushtojnë asnjë gjë. Megjithatë, ato janë të mbrojtura nga ligji për trashëgiminë dhe vjedhësi duhet dënohet për aktin e kryer. Të kataloguara ose jo, vepra të tilla slejohet të dalin nga galeritë, apo institucionet, jashtë institucioneve e aq më pak jashtë vendit.
Nëse lista e objekteve të humbura do të vijë pranë QKIPK, cilat janë veprimet që do ndërmerrni ju?
Ne do të bëjmë menjëherë denoncimin. Me të marrë listën, ne do ti shpallim ato në kërkim dhe nëse janë të inventarizuara, atëherë ne do të ofrojmë të gjitha të dhënat që disponojmë në lidhje me to, në të kundërt, do të bëjmë të gjitha përpjekjet për të gjetur të dhënat e tyre.
Nuk ju duket qesharake që vlera monetare e veprave të trashëgimisë kulturore të vazhdojnë të jenë po ato të kohës së monizmit, në rastin konkret pikturat e Mios?
Kjo është një çështje që është bërë bajate tanimë. Si ne, ashtu edhe mediat e kanë ngritur këtë problem disa herë. Kjo humbje është një paralajmërim dhe është mjaft e rëndë madje. Duke mos ndryshuar çmimet e këtyre objekteve, ato nuk mbrohen, por çohen më shumë drejt shkatërrimit dhe humbjes.
Ndoshta edhe sanksionet ndaj personit që ka kryer këtë akt do të ishin më të ashpra, nëse bëhej fjalë për mijëra euro dhe jo për mijëra lekë…, apo jo?
Problemi nuk qëndron këtu. Nëse është objekt i trashëgimisë kulturore, atëherë ai është i mbrojtur nga ligji, i cili ka dhe sanksionet përkatëse dhe sa i takon vlerës, janë ekspertët ata që do ta përcaktojnë atë, sa është realisht. Kjo që ka ndodhur duket një veprim naiv e ndonjë njeriu që ka menduar se për hir të vlerave, ligji do të tregohej i kursyer.
Mos rasti i Korçës është vetëm maja e ajsbergut dhe e njëjta çështje mund të paraqitet edhe në rrethet e tjera?
Nuk kemi të dhëna për humbje. Kjo ngjarje ishte si një re në qiell të pastër dhe u evidentua në një moment kur punonjësi i ri donte të merrte në dorëzim inventarin e galerisë. Kjo është më se normale. Por, pa dashur të bëj insinuata të paqena, por mendoj se ky është një problem më i hershëm. Nuk e kuptoj, pasi Korça ka qenë një qytet-shembull për aktivitetet kulturore dhe tregon paaftësi në përzgjedhjen e njerëzve që duhet të kujdesen për veprat e artit dhe që nuk janë kompetentë.

-Vepra Autoportret e Vangjush Mios, e cila rezulton e zhdukur ne Galerinë e Arteve të Korçës
Piktori Rruzhdi Goskova: Janë vjedhur shuma të mëdha
Piktori Rruzhdi Goskova
Ish-nxënësi i Mios tregon njohjen me piktorin
I tronditur nga ngjarja më e fundit në Galerinë e Arteve Guri Madhi në Korçë, piktori Rruzhdi Goskova, ish-nxënës i Vangjush Mios, tregon njohjen me mësuesin e tij.
Ju e keni njohur personalisht Vangjush Mion, si e kujtoni atë?
Vangjush Mio ishte jo vetëm piktor, por edhe njeri i rrallë. Mua më ka zbuluar kur isha një djalosh i vogël që ende mezi përdorja penelin, por profesori ishte një burrë me vlera dhe kulturë të rrallë. E mbaj mend sesi ka ardhur në klasën tonë dhe unë i vogël kam pyetur një nga nxënësit më të mëdhenj se kush ishte. Kur më përmendi emrin e tij u rrënqetha.
Çfarë vlerësoni më shumë në veprën e tij?
Vangjushi ka meritën e madhe se të gjithë talentin dhe veprën e tij e lidhi në veçanti me qytetin e Korçës. Më tepër ka lëvruar në peizazhin, por edhe në portretin, ku spikat talenti i tij i rrallë.
Si e konsideroni vjedhjen e pikturave të tij brenda një institucioni shtetëror?
Është një turp për mbarë shqiptarët kjo që ka ndodhur. Veprat e Mios kanë vlera të mëdha monetare dhe unë nuk m
