E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbërrin trupi i pajetë i Bejkos, homazhet nesër

TIRANË- Trupi i pajete i Lirak Bejkos, ish te perndjekurit politik qe humbi jeten ne Itali ku trajtohej pas vetedjegies me benzine gjate greves se urise ka mberritur sot ne atdhe.

Trupi i tij mesohet se ka mberritur me nje nga tragetet e linjes Bari-Durres dhe eshte pritur nga familjare dhe te  aferm te tjere.

Me pas, pak pas ores 09.00 trupi i tij mberriti prane familjes. Nje dite me pare bashkeshortja e tij, Edlira Bejko ka deklaruar se ceremonia mortore dhe percjellja ne banesen e fundit do te zhvillohet neser.

Nderkohe qe eshte konfirmuar tashme se per nder te tij do te mbahen homazhe prane Institutit të ish-të përndjekurve nga ora 11:00-13:00.

Ish koordinatori i greves, Skender Tufa ka deklaruar se ne mort nuk i mbyllet dera askujt, ndaj kush ta ndjeje do te jete i mirepritur gjate homazheve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›