Kanadaja më afër, hapet linja direkte Tiranë- Toronto

Qytetarët që dëshirojnë të vizitojnë Kanadanë dhe Amerikën e Veriut do ta kenë tashmë këtë mundësi nepermjet fluturimeve direkte nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.
“Duke nisur nga data 19 qershor e vitit të ardhshëm, do të ofrohen fluturime direkte drejt Kanadasë”, tha Piervittorio Farabbi, Shefi i Operacioneve të Aeroportit.
Fluturimi do të zgjasë rreth 10 orë dhe do të ketë ndalesë në aeroportin Pearson të Torontos.
“Ky lajm është pritur me interes nga shumë qytetarë, jo vetëm në Shqipëri. Autoritetet bëjnë me dije se po ndërtohet një infrastrukturë aeroportuale që mundëson udhëtime të gjata, veçanërisht drejt Amerikës së Veriut”, tha ai.
Linja Tiranë–Toronto forcon më tej rrjetin në zgjerim të TIA-s dhe nënvizon fokusin strategjik të aeroportit në rritjen afatgjatë, përmirësimin e lidhshmërisë dhe zhvillimin e Tiranës si një nyje kyçe e aviacionit për rajonin.
Gazetar: Omer Saraçi
/rtsh.al/