E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masat per parandalimin e probleme nga virozat

Ndryshimet klimatike dhe shendeti eshte nje problem i madh, i gjere dhe i rendesishem, i trajtuar tashme ne nivel nderkombetar. "Ministria e Shendetesise pritet qe te filloje se shpejti nje komponent te tille, ne kuader te Paktit te Stabilitetit per rajonin", deklaroi zv.ministri i Shendetesise, Arben Ivanaj. Sipas tij, do te kete nje program te vecante per kete problem ne kuader te shendetit publik. Lidhur me sezonin, pavaresisht temperaturave te larta qe po shoqerojne stinen e vjeshtes, MSH rekomandon zbatimin e keshillave te dhena nga specialistet per ruajtjen nga virusi i gripit. "Sikurse e kane bere prezent specialistet, ne rekomandojme vaksinimin e disa grupeve te rriskuara te popullates", tha ai, sipas te cilit, "ne rast infeksioni te gripit apo viruseve ne pergjithesi, ajo qe rekomandohet eshte ndjekja e keshillave te mjekeve, sikurse konsultimi me mjekun, konsumimi i sa me shume lengjeve te ngrohta, ruajtja nga korentet e eres, ndersa perdorimi i antibiotikeve te ndryshem duhet bere pas nje konsulte me mjeket". MSH insiston ne zbatimin e atyre rekomandimeve te dhena nga specialistet e shendetit publik, qe do te rrise informacionin, duke cuar ne nje mirekuptim me te mire te problemeve praktike. "Eshte vertetuar se sa me shume informacion te kete popullata dhe i semuri ne lidhje me semundje te caktuara apo dhe ne teresi, aq me mire eshte e suportuar semundja dhe aq me pak pasoja le ajo", tha me tej zv.ministri i Shendetesise. Aktualisht, ndryshimet klimatike ne vendin tone jane shoqeruar me ngritje graduale te temperaturave dhe ulje te sasise se reshjeve vjetore.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›