"Draftet, pse nuk cenojne pavaresine e gjyqesorit"
Ministria e Drejtesise deklaroi diten e djeshme se projektligjet per Administraten Gjyqesore dhe per Prokurorine qe pritet te miratohen ne Kuvend nuk cenojne pavaresine e sistemit gjyqesor. Ne nje prononcim Drejtoresha e Kodifikimit ne ministrine e Drejtesise, Marsida Xhaferrllari shpjegon edhe arsyen perse jane ndermarr keto projektligje. Sipas saj, ndertimi i ketyre projektligjeve eshte bere ne kuader te modeleve te gatshme te marra nga vendet e tjera dhe ka si qellim te eliminoj faktoret baze nga te cilet demtohet edhe dhenia e drejtesise.
"Ka rezultuar se dhenia e drejtesise demtohej nga tre faktore baze, nga korrupsioni, nga paaftesia profesionale dhe nga fiktiviteti. Ne kemi marr modele te gatshme nga te tjere nuk kemi shpikur gje te re, vetem i kemi adaptuar ato modele ne projektligjet qe kane shkuar per miratim ne Kuvend", deklaron perfaqesuesja e ministrise se Drejtesise. Sipas saj, ne keto drafte qe jane pergatitur ne ministrine e Drejtesise jane perfshire edhe qendrimet e grupeve te interesit, pasi nuk kane munguar asnjehere diskutimet me to ne lidhje me keto nisma. Ne kuader te punes per keto drafte, drejtoresha e Kodifikimit thekson se draftimi dhe miratimi i ligjit eshte kompetence e parlamentit dhe jo e gjyqtareve ose prokuroreve ne vend.
"Nese gjyqtaret pretendojne per pavaresi atehere c'kuptim ka qe ligji qe rregullon funksionet e tyre te behet nga gjyqtare, sepse ata kane detyren nga Kushtetuta per te zbatuar ligjin dhe jo per te draftuar ligjin", deklaron drejtoresha e Kodifikimit ne ministrine e Drejtesise. Nga ana tjeter Marsida Xhaferrllari deklaron se deklarata e dy diteve me pare e drejtuesit te misionit EURALIUS nuk vinte theksin ne asnje projektligj te caktuar, por thjesht shprehte ne parim se disa kritere qe duhet te plotesoj edhe draftimi i nje ligji. "Une e kam degjuar shprehjen e perfaqesuesit te EURALIUS dhe ai nuk ka vene theksin qe ne kete ligj apo ate ligj ka munguar debati apo konsultimi mes paleve ne kete proces. Ai ka shprehur ne parim, qe sigurisht duhet te shoqeroje te gjithe procesin e hartimit dhe te miratimit te nje ligji, konsultimi me grupet e interesit", deklaroi drejtoresha e Kodifikimit ne fjalen e saj. Ne kete kuader sipas Xhaferrllarit, kryesisht ne ligjin per Prokurorine nuk kane munguar diskutimet dhe konsultat per muaj te tere.
Imuniteti
Drejtoresha e Kodifikimit, Marsida Xhaferrllari theksoi dje se perfaqesuesit e ministrise se Drejtesise dhe perfaqesuesit e EURALIUS kane rene dakord ne lidhje me heqjen e imunitetit te prokuroreve si nje mase ne shtimin e transparences.
Prokurori
Sipas drejtoreshes se Kodifikimit ne ministrine e Drejtesise deklaroi se ende nuk eshte gjetur nje zgjidhje per propozimin e Prokurorise se Pergjithshme, sipas te cilit prokuroret qe jane shkarkuar pa te drejte te rikthehen perseri ne pune.
Dy projektligje
Priten te votohen se shpejti ne Kuvend te cilat lidhen me funksionimin e sistemit te drejtesise. Keshtu ne seance pritet te kalojne edhe projektet per Administraten Gjyqesore dhe Prokurorine.
Fatjona Mejdini