E Diel, 1 Nëntor 2026

Masat shrënguese, vazhdon greva 24-orëshe në Spanjë

Sindikatat spanjolle po zhvillojnë një grevë të përgjithshme 24 orëshe për të kundërshtuar refomat e punës, shkurtimet e ashpra dhe rritjen e papunësisë.

Shërbimet e transportit hekurudhor, rrugor dhe ajror janë prekur, si dhe disa fabrika kanë pezulluar punën.

Raportohet për incidente të izoluara përderisa protestuesit janë përpjekur që të bllokojnë nisjen e autobusëve nga disa vende si dhe hyrjet e disa tregjeve me shumicë.

Makinat kanë bllokuar rrugët në mëngjes, kur edhe shtohet tollovia në trafikun e Madridit.

Organizatorët thanë se pjesëmarrja në grevë ka qenë “masive”, por autoritetet hedhin poshtë këto pretendime.

Kjo është greva eparë që kur kryeministri Mariano Rahoj i qeverisë konservatore erdhi në pushtet.

Rahoj është betuar 100 ditë më parë, duke u zotuar që të ulë papunësinë prej 23 për qind të Spanjës dhe të stabilizojë sistemin financiar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›