E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masazhatorja akuzon Al Gore: M ngacmoi

Fituesi i Nobelit për Paqe dhe ish-zv/presidenti amerikan në kohën kur Shtëpia e Bardhë udhëhiqej prej Bill Klintonit, Al Gore, sikurse ish-shefi i tij mund të përballet me akuza për ngacmim seksual.

Të paktën kështu pretendon një masazhatore nga Portlandi në SHBA, e cila pretendon t’u shesë historinë e saj mediave për shumën e 1 milion dollarëve.

Masazhatorja akuzon ish-zv/presidentin për ngacmim seksual, madje ajo thotë se ka edhe prova, një palë pantallona “të ndotura”, e njëjta provë që paraqiti praktikantja e asaj kohe, Monika Levinski për të akuzuar presidentin e atëhershëm, Bill Klinton.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›