Prishtina s’mund të bisedojë me Beogradin, pa lejen e Kuvendit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kërkojnë që për fillimin eventual të bisedimeve teknike mes Kosovës dhe Serbisë, Qeveria duhet të marrë mendimin e Kuvendit.
Ekspertët thonë se nëse është fjala për bisedime të karakterit teknik nuk ka nevojë për një gjë të tillë. Ndërsa, përfaqësues të ekzekutivit thonë se si Qeveria ashtu edhe Kuvendi kanë rolin e vet në këto bisedime, pa saktësuar nëse do të kërkohet një vendim i Kuvendit për këto bisedime.
Bisedimet e paralajmëruara mes Kosovës dhe Serbisë, për çështje teknike, nuk kundërshtohen nga ligjvënësit kosovar. Por, në prononcime për Radio Kosovën, ata kërkojnë një rol më të madh të Kuvendit në këtë proces. Kështu mendon shefi i Grupit Parlamentar të partisë më të madhe në Kuvend, PDK-së, Ramë Buja.
“Do të ishte mirë që ekzekutivi t’ia lejë legjislativit që të vendos për këto gjëra. Por, ata, megjithatë, e kanë kompetencën që të bëjnë bisedime”, ka thënë Buja.
E ndërsa, Ahmet Isufi, nga partia më e madhe opozitare, AAK, thotë se Qeveria, absolutisht, duhet të ketë miratimin e Kuvendit për të hyrë në cilado bisedime të cilit do nivel.
“Kuvendi është organi më i lartë i shtetit, i cili vendos për vendime të larta shtetërore. Prandaj, duke qenë kështu, atëherë është obligim i Qeverisë që pa konsultim me Kuvendin dhe pa aprovimin e tij, nuk guxon të hyjë në bisedime”, thotë Isufi.
Kurse deputeti i AKR-së, Riza Smaka, që është edhe profesor i drejtësisë, përveç që thotë se miratimi i Kuvendit duhet të merret patjetër, kërkon që të mbahet një seancë me dyer të mbyllura për të diskutuar për bisedimet.
“Këto janë çështje tepër të rëndësishme. Janë kruciale dhe do të duhej ta përcaktonim një platformë dhe mandej do t’i shërbente edhe Qeverisë se do të thoshte që, kam limitet, se faktori ndërkombëtar kërkon për të bërë edhe koncesione”, thotë Smaka.
Në Qeveri, nuk ka një përcaktim nëse do të veprojnë në këtë mënyrë. Zëvendëskryeministri Ramë Manaj jep vetëm një vlerësim të përgjithshëm për këtë çështje
“Roli i Kuvendit dhe roli i Qeverisë është jashtëzakonisht i rëndësishëm në krijimin e synimeve, por, edhe të zhvillimit të këtyre bisedimeve eventuale që mund të bëhen në të ardhmen”, ka thënë Manaj.
Kurse, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Afrim Hoti, thotë se pëlqimi i Kuvendit do të duhej të kërkohej në rast se mendohet të kalohet në faza më të ndjeshme sesa çështjet teknike.
“Për aq kohë sa flitet për çështje praktike, teknike, për çështje të dorës dytë, të them kushtimisht, atëherë, nuk ka nevojë të merret pëlqimi, vetëm mund të procedohet”, thotë Hoti.
Nga ana tjetër, ligjvënësit, tërheqin vërejtjen për kujdes të madh, për sa i takon bisedimeve me Serbinë, duke u bazuar në tendencat e saj që ato t’i shndërrojë në bisedime të karakterit politik për statusin e Kosovës. (RTK)