Fqinji perdhunon adoleshenten vihet ne pranga pas denoncimit
Artan CENA
SKRAPAR - Nje 52-vjecar nga Skrapari eshte arrestuar mengjesin e djeshem nen dyshimet se ka ushtruar dhune seksuale ndaj nje adoleshenteje 16-vjecare. Policia e Shtetit ka bere te ditur se ne fshatin Backe te Skraparit shtetasi Shefqet Koromani 52 vjec nga Skrapari eshte ndaluar pasi eshte akuzuar se ka ushtruar dhune seksuale ndaj nje te miture 16-vjecare. Denoncimi eshte bere nga prinderit e adoleshentes. Ata kane pare te bijen dhe e kane pyetur se ckishte ngjare. Gjate rrefimit ajo ka treguar se fqinji Koromani kishte hyre ne banese dhe e kishte perdhunuar ate. Vendimi per te denoncuar 52-vjecarin nuk eshte menduar dy here dhe prinderit kane shkuar menjehere ne polici.
NGJARJA
Burime nga policia kane bere te ditur se mengjesin e dy diteve me pare vajza e shoqeruar nga prinderit eshte paraqitur ne policine e qytetit te Corovodes ku ka denoncuar fqinjin e saj per kryerje te marredhenieve seksuale me dhune. Sipas padise perdhunimi i vajzes ka ndodhur ne banesen e saj pasditen e dy diteve me pare kur ajo ishte e vetme ne shtepi. Burimet konfirmojne se autori ka perfituar nga fakti qe ishte fqinj me familjen e vajzes dhe pasi ka pritur momentin qe ajo ndodhej vetem ne shtepi ka hyre dhe ka abuzuar me te. Gjate deshmise adoleshentja ka treguar se kishte kundershtuar por nuk ia kishte dale dot per shkak te forces se madhe fizike qe kishte ushtruar 52-vjecari. Me pas ai kishte abuzuar me te dhe pasi kishte kenaqur epshin e tij ishte larguar duke e lene 16-vjecaren ne gjendje te rende psikologjike. Ka qene vete e mitura qe pas gjendjes se renduar psikologjike ka rrefyer gjithcka ne polici e shoqeruar nga prinderit e saj duke ngritur dhe denoncimin ndaj 52-vjecarit Koromani.
ARRESTIMI
Menjehere pas denoncimit policia ka nisur kerkimet per arrestimin e te dyshuarit. Burimet nga policia lokale thane se jane bere disa ore kerkimesh per gjetjen e tij por kjo gje eshte bere e mundur vetem gjate mengjesit. Keshtu dje policia ka vene ne pranga 52-vjecarin Shefqet Koromani i cili eshte vene nen akuzen e kryerjes se marredhenieve seksuale me dhune. Koromani eshte shoqeruar ne polici ku eshte marre ne pyetje ne lidhje me akuzat e bera ndaj tij. Sic eshte mesuar ai nuk ka pranuar qe te kete kryer vepren penale per te cilen e kane akuzuar. Ai eshte ne qelite e Policise se Beratit dhe gjate dites se sotme do te perballet me togat e zeza te gjykates ku do te njihet dhe me masen e sigurise qe do te caktohet ndaj tij.
Gjendet i vdekur i moshuari hetime ne dy pista
TIRANE - Nje i moshuar eshte gjetur i vdekur ne banesen e tij. Ngjarja eshte zbuluar mengjesin e djeshem nderkohe qe policia ka mberritur ne vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. I moshuari Enver Veria 70 vjec eshte gjetur ne banesen e tij ne Rrugen e Dibres. Burime nga policia kane bere te ditur se jane duke hetuar ne dy pista. Pista e pare qe dyshohet te jete ajo e nje vrasjeje pasi ne trupin e 70-vjecarit Enver Veria ka shenja te dukshme dhune. Njekohesisht po hetohet dhe per nje ngjarje aksidentale. Burime nga uniformat blu te kryeqytetit thane se Veria njihej si konsumues i alkoolit dhe pikerisht per kete fakt po hetohet dhe aksidenti. Gjithsesi me nisjen e hetimeve te menjehershme ne polici deri mbremjen e djeshme kane perfunduar 6 persona te dyshuar te cilet jane marre ne pyetje ne lidhje me kete ngjarje. Ne vendin e ngjarjes shuar forca te shumta policie te cilet moren dhe deshmite e familjes se viktimes.
Kthehet nga policia greke kapet i riu i denuar
GJIROKASTER - Nje i ri eshte vene ne pranga nga policia pasi ishte i kerkuar per vjedhje. Burime nga Policia e Gjirokastres thane se efektivet e pikes se kalimit kufitar Kakavije kane bere te mundur gjate mbremjes se djeshme ndalimin e Jetmon Arifajt 24 vjec lindur dhe banues ne Tirane. Ky person po kthehej si deportiv nga ana e policise greke dhe pas kontrollit te kryer ne sistemin TIMS ka rezultuar se ai ishte shpallur person ne kerkim pasi Gjykata e rrethit Tirane e ka denuar me 6 muaj burg per vepren penale te vjedhjes. Vendimi per 24-vjecarin eshte dhene nga Gjykata e Tiranes ne daten 15 tetor 2010 por deri sot ai i ishte shmangur denimit. Nga ana e policise se Gjirokastres eshte njoftuar Drejtoria e Policise se Qarkut te Tiranes e cila do te vazhdoje edhe procedurat e metejshme.
Pranga shqiptarit kapet me 33 kg heroine
FIRENCE - Nje shqiptar eshte vene ne pranga gjate dites se djeshme pasi mesohet se eshte kapur me nje sasi prej 33 kilogramesh heroine. Eshte media e shtetit fqinj qe ka bere te ditur operacionin e zhvilluar ne qytetin e Firences. Policia vendase ka bere te ditur se dyshohet qe sasia e droges vinte nga Shqiperia. Shqiptari i arrestuar eshte nje 23-vjecar emri i te cilit nuk behet i ditur. Gjate aksionit per kapjen e tij ka mbetur i plagosur edhe nje polic italian. Forcat e rendit kane zhvilluar nje kontroll ne banesen e shqiptarit duke sekuestruar mjete per paketimin e droges.
15 Nentor 2010